top of page
2023.PNG

Një mesazh shumë i fuqishëm nga këngëtari i mirënjohur Gena. Për suksesin tuaj!


Në rubrikën “Heronjtë e fshehur të shoqërisë sonë." Sot po shfaqim se si ka arritur suksesin këngëtari shumë i dashur dhe i mirënjohur Gena.


A ishte rruga e tij e lehtë, nga kush ai u inspirua dhe çfarë mesazhi të bukur ka ai për të gjithë ju, lexoni fjalët e tij, ato kanë energji pozitive dhe do ju ndihmojnë në rrugën tuaj që të mos dorëzoheni kurrë...

Emri i tij është Brigen Lito mirëpo në botën a artit njohet si Gena, dhe ai u pajtua që për Iam Power të shfaqë rrugën e tij drejt suksesit...

Njeriu i mirë është i mirë gjithmonë dhe çdo herë shfaq më të mirën te të tjerët.

Ne jemi mirënjohës shumë Genës që në këtë formë do të ndihmojë shumë të ri dhe të reja që kanë një ëndërr por pengesat e rrugës e bëjnë të heq dorë.

Duke shpresuar se je ti ai që do inspirohesh nga kjo histori të dëshirojmë të lexosh fjalët e Genës dhe të qëndrosh në rrugën tënde drejt lirisë pa u dëshpëruar asnjëherë....



”Pyetja nr.1: Kur së pari ju filluat rrugën tuaj drejt lirisë, suksesit, pavarësisë, cilat ishin mendimettuaja dhe qellimi juaj?⠀

Përgjigje Gena: Rrugetimi im filloj nga viti i dyte i liceut artistik kur une fillova te merrem me muzik dhe ku fillova te kuptoj se gjeja me se miri veten! Mendimet e mija filluan te drejtohen rreth botes se muzikes dhe artit dhe ky filloj te ishte dhe qellimi im kryesor! Pra ambiciet e mija ishin te krijoja muzik dhe nepermjet saj te behesha i njohur dhe per publikun!



Pyetja nr.2: Gjatë rrugës suaj ju keni hasur në shumë pengesa, çfarë ishte ajo që nuk ju lejoji të hiqnit dorë?⠀


Përgjigje Gena: Po e vertet eshte qe ne kete fushe ka shume pengesa sepse per te arritur diku nuk eshte e lehte!Por pasioni per muziken ishte shume here me i madh per te tejkaluar cdo lloj pengese! Une vet si natyre jam njeri qe kam shume energji kuptohet qe ne nje mosh te re kjo energji ka qen shume here me e madhe sa asgje nuk mund te me ndalte per te arritur qellimet e mija!


Pyetja nr.3: Pse ju punoni aq shumë dhe nuk ju shikojmë se jeni ndalur ndonjëherë, nga e gjeni gjithë atë entuziazëm si është e mundur njeriu të qëndroj si ju, sepse shohim të rrinjë në depression që në moshë të re, çfarë mendon se mund të ju ndihmojë atyre të mos ndalojnë?⠀

Përgjigje Gena: Une pervecse pune sic thash dhe me siper e kam dhe pasion muziken nuk mund te mendoj veten pa muzik edhe kur nuk jam ne koncerte, krijoj muzik prodhoj materiale te reja dhe gjith kohen e kaloj ne studio! Sot eshte nje problem sepse brezin i ri e shikoj shume pasiv persa i perket punes nuk duan shume te punojn mundohen ti gjejn gjerat gati dhe ju duket sikur cdo gje fitohet leht per kte ndikim te keq mendoj se ka dhe interneti ne ditet e sotme qe rinia ne pergjithsi kerkon te bej nje jet lluksi por pa u lodhur!

Asgje nuk arrihet pa pune! Nje sukses qe vjen lehte ashtu leht dhe iken,sbehet kurse kur i ngjit shkallet nje nga nje dhe je perballur me veshtirsit, kjo te ben me te fort dhe asgje nuk mund te te mposhti sepse si njeri formohesh, behesh me i pjekur dhe me kembe ne toke!

Pra mendoj se njeriu ne rradhe te pare duhet mesohet me edukat pune! Me pune dhe vullnet arrihet cdo gje!



Pyetja nr.4: Kush ju ka inspiruar, kush ju ka ndihmuar, nga cili ju keni marrë këshilla që të jeni kjo që arritët sot?⠀


Përgjigje Gena: Sa te rrojm do mesojm thot populli kuptohet qe une marr keshilla nga njerzit qe me rrethojn sepse askush nuk mund ti di te gjitha dhe askush nuk lind i ditur! Ne fushen e artit edhe me kan ndihmuar edhe kam ndihmuar! mSepse sic thone "Trimi i mire me shoke shume"Cdo gje funksionon me mire kur behet ne kolektiv!Inspirimi im ka qen kryesisht muzika e viteve 90 ku yjet boterore si Michael Jackson etj shkruan histori!



Pyetja nr. 5: Çfarë mendoni ju se duhet të ndryshojë në shoqërinë tone që të bëhemi më të mire për veten dhe të tjerët?

Përgjigje Gena: Fatkeqsisht rrojm ne nje shoqeri ku duket sikur po ju vjen fundi vlerave njerzore dhe parimeve, kultura dhe tradita po zhduket pak nga pak, antivlerat po shiten si vlera! Mediat,radiot dhe televizionet po behen nje ndikim i keq i shoqerise dhe i brezeve te rinj!

"Ne vet e kemi ne dore ta ndryshojm situaten dhe besoj se me deshiren e mire dhe duke pasur paqe kudo ne bote cdo gje rregullohet!"



E falenderojmë shumë Genën për intervistën.

Dhe këtu ju shfaqim një këngë të dashur pët të gjithë



Intervisten e zhvilloi Xhensila Gora


Të gjithë të drejtat e këtij atikulli i ka Iam Power.


989 views1 comment
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page