top of page
2023.PNG

Nuk eshte se sa para ke, sa shtepi ke, sa aritje materiale mund te numerosh, por ne fund te fundit!.

Eshte e bukur dhe ne te njeten kohe trishtuese, kur sheh si njerezit arijne suksesin, dhe fillojne e krekosen, duke menduar se kane aritur vazon me flori qe mendojne se gjindet ne qiell, tani kane aritur njefar nami e po behen sikur jane Zot. Po jeta te perplaste sa andej e kendej, sa larte e poshte. Te shkretet, qe ende se kane njohur veten, te shkretet qe mendojne se jane ne qiell! Po duhet te mbash qendrimin nga qielli, por kembet ti kesh te ngjitura ne toke! Po te arish suksesin, por mos te harosh kush te beri te suksesshem, kush te ftoi ne dasem. Po haruam kush na solli ne dasem, harojme kush ne jemi! E kur harojme kush ne jemi, harojme se pse jetojme! Eshte mire te arijsh pasuri, por nese nuk ke mencuri, nese nuk ke harmoni ne familje cte duhet ajo pasuri! Nese ke mencuri e nuk te ze gjumi se mendon neser si do ta kalosh diten me ato pak para qe I ke, cte duhet ajo mecuri, e nese ke dashuri e nuk ke as mencuri e as para cfar do te besh me ate dashuri. Sa keq se shume bejne pasuri, dhe harojne vetveten, e harojne se mendimi negative vepron ne shume menyra, te sjell kareme te ndryshme qe te shkateroje dhe te dergoje ne nje ruge endacaku. E duke u mundur te arsyetosh veten, me gezimet e castit qe ti sjell paraja haron kush ti ne te vertet je. Sa mund te jene mashtrimet qe mund tia bejme vetvetes! Sa mund te kemi kohe per te shpetuar nga krekosja? Me se e permbushim, trupin, shpirtin dhe mendjen? Kush na perkrah ne rugen e drites apo te terit? A do te mund ti falim vetes gabimet, a do te mund te jemi te shpetuar? Eshte nje pyetje te cilen kush e kuptoi, ka shpetuar. Nuk eshte se sa para ke, sa shtepi ke, sa aritje materiale mund te numerosh, por ne fund te fundit! ESHTE CFAR NJERIU TI JE. SHIHEMI NE SUKSESIN E VERTETE MIMOZA THAQI



187 views0 comments

Recent Posts

See All
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page