top of page
2023.PNG
Writer's pictureIam Power

PJESE NGA LIBRI MPOSHTJA E DJALLIT NGA DR. NAPOLEON HILL

Dr. Napoleon Hill është padyshim mendimtari dhe shkrimtari më i famshëm dhe evokues, i cili me librat e tij na tregon se si të vetëpërmirësohemi. Ai është autori i bestsellerit më të famshëm të të gjitha kohërave. Ne kërkojmë nga ju që t’i referoheni dhe të mësoni nga intervista e tij me djallin.

Kështu, ju do të krijoni përshtypjet dhe bindjet tuaja se kush është në të vërtetë djalli dhe si vepron ai me 98 për qind të qenieve njerëzore.Hilli e nis rrëfimin e tij vrullshëm, duke na dërguar nëpër shumë momente të jetës së tij. Por ajo çfarë është më e rëndësishmja, është se ai ndalon shumë te ndryshimet thelbësore që pësoi jeta e tij.

Kjo mënyrë rrëfimi nxit te lexuesi mendime dhe reflektime të shumta. Hilli na shfaq një parim shumë të rëndësishëm dhe të vlefshëm për të shkuar drejt suksesit, por ai vetë nuk diti ta vinte në zbatim atë. Ne sot bindemi se parimi i tij është një e vërtetë e rëndësishme për shumë njerëz sot, se si të shkojnë drejt vetëpërsosjes. Është e lehtë të gjesh fjalët për të shprehur diçka, qoftë edhe si mendim.

Por në ditët e sotme nuk mund të jetosh në bazë të parimeve, pa i vënë ato praktikisht në përdorim për qëllimet tuaja. Sharon Lechter na sqaron se çfarë duan të thonë fjalët e Hillit dhe si sot mendimet dhe idetë mund t’i mund shndërrojmë në para.Qëllimi i dr. Hillit ishte t’u komunikonte qartë të tjerëve një filozofi dhe një praktikë të arritjeve të tij individuale, që do t’i nxiste ata drejt një lumturie të përhershme. Njohuritë e tij të brendshme u bënë udhërrëfyesit e tij për të gjetur ylberin e jetës së vet.Në ditët e sotme ne testohemi në mënyrën më të vështirë të mundshme që mund të imagjinojmë, ashtu si Hilli, i cili kaloi në depresion.

Ai ndjeu, u dëshpërua dhe ra në depresion, një kohë që qe mjaft e dëmshme për mirëqenien dhe jetën e tij, ashtu siç mund të na ndodhë edhe neve sot.Ky libër frymëzues ju ndihmon të zgjoheni dhe të dilni nga gjendja e letargjisë dhe të largoheni nga qëndrimi juaj mendor negativ dhe të hyni në një rrugë të re të lavdishme, të ndritshme, me më shumë shpërblime në të ardhmen tuaj.Ashtu si Hilli dikur, edhe ju mos e lejoni frikën t’ju mbizotërojë.

Jetoni me pasion dhe vini vetes synimin se çfarë do të bëni dhe si do t’i arrini synimet tuaja. Ashtu siç do të mësoni për zbulimet magjike të dr. Hillit, po ashtu edhe ju do të besoni se ju mund t’i zbatoni ato në jetën tuaj dhe, madje, edhe t’i tejkaloni ato dhe të jeni të pakufizuar. Hilli thotë: “Ju vetë jeni ata që mund t’i vini kufij vetes, askush tjetër”.

Ky libër do t`ju ndihmojë të jeni i vetëdijshëm se ju mund t`i arrini të gjitha sukseset, duke përdorur ato që do të mësoni prej tij, i cili ka intervistuar pesëqind njerëzit më të suksesshëm në botë.

Ju do të zbuloni nëse djalli, që ai interviston, është real apo imagjinar, është i ngjashëm me atë që ju imagjinoni apo ndoshta ju vetë, personalisht, do ta hasni atë gjatë jetës suaj.- Mark Victor Hansen1 -

Published by Mimoza Taqi · September 3, 2014 at 5:41 PM





192 views0 comments

Commentaires


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page