Une jam Nexhmije Avduli Fetahu nga Ferizaj.
Une jam frizere qe nga viti 2006 ne Beauty Salon NELI .Kur kam hapur biznesin, kam pasur shume besim tek aftesite e mia dhe tek ajo qe doja te arrija.
Une arrita ta hap biznesin tim dhe puna ka ecur vrullshem, deri ne nje moment ku po shikoja qe asgje spo ecte me ritmin e dikurshem. Kur e shikoja realitetin qe ishte, mendja me thoshte qe neper frizera puna eshte vetem me sezone.
Brenda meje vlonte deshira per ta ndryshuar kete mendim, por spo dija se si. Nje dite prej ditesh kerkimesh, une fillova te kthehesha nga vetja dhe te punoja me mendime positive, duke e pare realitetin ashtu sic une doja ta shikoja dhe jo ashtu sic paraqitej.
Une u bera pjese e I AM POWER dhe qe nga ajo kohe, ndryshova une, ndryshoi dhe biznesi im. Serish puna filloje te rritej akoma me shume, jane kthyer klient/kliente te cilat per nje kohe te gjate nuk e vizitonin sallonin tim.
Prej antaresimit ne I AM POWER une jam tashme nje njeri tjeter, flas me mire me klientet dhe i pres ata me buzeqeshje dhe po ashtu fluksi punes eshte shtuar shume. Une do te vazhdoje me kembengulje, te rris biznesin tim duke rritur veten cdo dite me mesimet e duhura.
Jam e sigurte qe po eci shume mire dhe do arrije aty ku une e kam vendosur objektivin, sepse une e di tashme aftesine qe e kam dhe i besoje vetes per ate qe e bej.
Sherbimet qe behen ne sallonin tim jane: Grime, Frizura, Shatir, Ombre, Balayage, Ngjyrosje, Shkurtime, Fenerime, Ilumination Vetullat, Thonje dhe shume sherbime te tjera.
Jam shume e lumtur, qe cdo klient qe vjen ne sallonin tim mbetet i kenaqur me sherbimin e ofruar, pasi une i shof klientet si persona shume te cmuar sapo vendosin te hyjne ne sallonin tim.
Ju mirepresim ne salllonin tone ne adresen: Ferizaj Rr. 12 Qershori. Tel +383(044) 436 968
Instagram: https://www.instagram.com/studioneli1/
Kommentare