Çdo sugjerim nga gruaja burri e merr si kërcënim, dhe i aktivizon aftësitë e tij vetëmbrojtëse. Prandaj ne femrat habitemi pse meshkujt dalin jashtë kontrolli kur ne ju themi të bëjnë diçka që duhet bërë.
Nuk e kuptojmë pse sjellja e tyre aty për aty ndryshon dhe tani na shohin si armiq nga të cilët ata duhet të mbrohen. Dtth qoftë një sugjerim të dhënë për dikë tjetër, qoftë nëse ne duam të ju tregojmë atyre një histori të dikujt tjetër, qoftë nëse ne kritikojmë dikë tjetër, ata të gjithën e marrin mbi vete dhe aktivizohen në vetëmbrojtje duke u mundura të na japin arsye ose zgjidhje të menjëhershme të problemit.
Çdo gjë e perceptojnë si mekanikë dhe në formë mekanike duan të gjejnë pjesë përbërëse për çdo makineri që nuk funksionon.
Ndërsa ne femrat nuk kërkojmë zgjidhje të menjëhershme, ne duam dikush të na dëgjojë, dikush të na kuptojë dhe dikush të na dashurojë. Por gjithashtu duam që ta shohim burrin tonë në maje të suksesit dhe të lumtur me rregullimet e përditshme që bën.
Konsideroni kërë opinion sa herë që të keni konflikte me njëri tjetrin.
P.S.: Për të ndryshuar se pari duhet ndryshuar vetvetja...si ta bëni këtë merni me shumë info:
Commenti