Situata e fundit boterore, shteterore, qytetare sjell tek njerezit shume konfuzion, kaos, frikë për të sotmen apo të nesërmen.
Cilën do anë ta dëgjosh të ngulisin vetëm frikë, po dëgjove qeveritë ata dalin me numra të vdekurish ( dhe frika nga vdekja është frika më e madhe e njerëzimit), po dëgjove anët konspirative ata të shfaqin reziqet dhe çfarë po pregadit dikush që është gjoja më I fuqishëm se ne për të na zhdukur si race njerëzore dhe për të reduktuar numrin e popullsise me vakcina, mikroçipe, 5G etc… përsëri edhe këto na kërcënojnë me frikën nga vdekja!
Të dy anët mbjellin frikën apo e kam gabim? Tani ju si qenie njerëzore me prejardhje hyjnore pse ndikoheni nga këto lajme cilat do qofshin ato? Në të dy rastet ju merret fuqia e juaj përderisa reklamohet vetëm frika. Ajo që unë për veten bëj të mos ndikohem nga këta sepse çdo ditë në inbox më dërgojnë video të tilla është se I shikoj me neutralitet, I vëzhgoj e di se është iluozion, vision I dikujt tjetër, opinon I ndonjë mendje tjetër. Ju keni menjdjen tuaj, fuqinë tuaj në brendinë tuaj edhe ju mund të vendosni të ndryshoni këndvështrimin dhe të bëni të vetmen pyetje që bëj unë. Pse të gjithë duan të më largojnë nga e vërteta ime?
コメント