top of page
2023.PNG

Pyetje ne inbox: A eshte meditimi satanik?

Writer's picture: Iam PowerIam Power

Nga shumë pyetje që bëhen në inboxin tonë, na erdhi edhe kjo pyetje si më poshtë dhe e cila e shfaq se sa shumë njerëzit janë të ç'përqëndruar dhe të frikësuar nga çdo gjë që dëgjojnë ditëve të fundit.


Pyetja ishte si vijon dhe nuk e ndryshoj as drejtëshkrimin por e lë ashtu siç ka qenë e shënuar në inbox:


Po tash Mimoza a me besu per brenda apo per jasht, se perime jemi ba spo dim qka me besu, as une smendoj qe zoti eshte brenda fryma e tije aktive mund te jete mbi ne qe te na ndihmoj dhe lutem te me ndihmoj po tani spo di qka me besu, meditimi a eshte satanik a

Kisha dasht nje pergjigjje?


Për këtë pyetje u konsultova me studiuesin dhe autorin e disa librave z. Dedë Abazi, i cili kohëve të fundit po bën edhe shkrime të cilat e orientojnë njeriun në një besim të vërtetë në vete.


Dhe përgjigja e tij është si vijon:


Meditimi nuk eshte satanik, por meditimi nuk eshte ndonje arritje sic po reklamohet. Meditimi eshte relaks, eshte qetesim dhe mundesi fokusimi, eshte nje mundesi e mire per ta takuar brendesine tende, ku mund i sheh edhe gabimet edhe te mirat.


Meditimi eshte nje mundesi per autosygjerim, apo vetësygjerim. Vet-sygjerimi eshte nje menyre si ai qe mbjell fare, me vet-sygjerim njeriu mbjell gjithcka qe deshiron dhe i behet shprehi. Kur krijihohet shprehia ajo punon ne menyre automatike (auto pilot), keto behen permes meditimit, quhet vala ALFA e trurit.


Pra, meditimi nuk eshte satanik, por disa njerez e kane shndrruar meditimin si metode per nderhyrje satanike ne njeri, duke i hipnotizue dhe duke u sygjerue gjera satanike, duke i programuar permes meditimit.


Fryma e Zotit eshte aktive ne cdo rast dhe cdo kund. Eshte depertuese dhe krijuese.


Eshte brenda njeriut por eshte edhe rreth njeriut, eshte si puna e ajrit, ne cdo vend.

Mirepo Fryma e Shenjtë e ka bazen brenda njeriut - BURIMI.


Problemi shfaqet sepse ne shumten e rasteve roberohet, nuk lejohet te flet, nuk lejohet te veproj, nuk lejohet te shfaqet, nuk lejohet te del jasht... eshte e roberuar nga rrethanat, situatat, problemet, shprehite etj, nje rol te rendesishem e luan edhe nderdija, sepse nderdija eshte e formuar te veproj e ndare nga FRYMA.

Fryma eshte hyjni, eshte fuqi BURIM-ore. Nderdija eshte shpirti, edhe vetdija eshte shpirti - natyre e shpirtit, jo e Frymes, natyra e FRYMES eshte natyre e Perendise - BURIMIT.


Shpirti eshte i krijuar, Fryma ka Burue - ka rrjedh nga BURIMI dhe eshte e pa ndare nga Zoti, eshte nje me Zotin. Nderdija eshte ne natyren e shpirtit - eshte komunikimi me te brendshmit, vetdija eshte natyre e shpirtit - komunikim me te jashtmin.


Shpirti ka fuqi, por fuqi te kufizuar. Shpirti merzitet, shpirti qane, shpirti semuhet, shpirti gezohet, shpirti sherohet, shpirti eshte natyra origjinale e njeriut.


Fryma nuk qane, nuk semuhet, nuk vuan, Fryma eshte natyra origjinale e Zotit - BURIMIT. Mund quhet edhe JETE, DRITE, PERSOSMERI, AMSHIM, PERJETSI..


Derisa njeriu te vetdijsohet, dhe ta nenshtron trupin mendjes, e mendja t'i nenshtrohet shpirtit, e shpirti Frymes-Zotit, asnjehere ne jete, ky njeri nuk mund ta takon Zotin, Zoti takohet nepermes FRYMES.


Edhe njehere per shpirtin, lidhur me energjine. Zoti ja ka dhene njeriut (shpirtit) jeten nepermes Frymes. Njeriu jeton ne vullnet te lire. Shpirti e ka dijen e kufizuar, fuqine e kufizuar, cdo gje e ka te kufizuar.


Mirepo shpesh here mendojne njerezit se shpirti eshte fuqia, jo, shpirti fuqizohet, ose ligshtohet, shpirtat e dobet jetojne nga energjite e tjereve, vjedhin energji, thithin energji, ushqehen me energji te natyres... jane te ndare me BURIMIN.


Shpirtat e mire asnjehere nuk vjedhin energji, nuk thithin energji, nuk ushqehen nga energjia qe posedon natyra, por, ata frymezohen nga BURIMI, ata japin energji, ata shpirta kane fuqi te pa limituar, jane nje me BURIMIN, cfaredo qe duan ata realizojne, ndihen te sigurt ne cdo gje dhe cdo hap.


Dedë Abazi, studiues dhe autor i disa librave, ndërsa së shpejti mezi presim librin e tij të fundit "Çohu dhe Ec", ku janë të përshkruara shumë veti që na kanë ç'përqëndruar nga një rrugë e vetme e mirësisë dhe dashurisë.

Kur njeriu ka një qëllim të mirë askush smund ta ndalon po as edhe Zoti sepse vetë Zoti është Mirësia.









502 views5 comments

Recent Posts

See All

5 Comments


Iam Power
Iam Power
May 02, 2020

Shume bukur

Like

Halime Cakaj
Apr 29, 2020

Pershendetje e dashur Unë ekam gjet nje qant me dokumenta me flori dhe me para ne tren ne fillim te 94.sa kisha ardhur ne Gjermani si azilant jo qe e qela per ta shiku aka para apo diqka por thash ta shikoj aka ndoni numer te telefonit dhe per fat ishte kan ni numer dhe e telefonova dhe i thash hajde merre qanten dhe kur erdhi me emarr qanten me tha vetem pasaporten ma jep te tjerat te kofshin fal dhe mi dha 100.urime ekto urime e paten veren shum ma te madhe se sa ato tjerat por unë kur e gjeta qanten thash me vete Po sikur une ta kisha harruar qanten time qdo gje qe emerr prej vehte…

Like

Veneranda Zeneli
Veneranda Zeneli
Apr 29, 2020

Sa shkrim i fuqishem🙏🏻

Like

Erjola Dervishi
Erjola Dervishi
Apr 08, 2020

Shume shkrim i bukur dhe kuptimplote ! 👏

Like

Nertila Zaranjaku
Nertila Zaranjaku
Apr 07, 2020

🥰🥰🥰🥰

Like
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page