top of page
2023.PNG
Writer's pictureErisa Bujari

SEKRETET E MENTORIMIT QE ASKUSH NUK JUA THOTE!!!

Te punosh me mentor per permiresimin e jetes tende, per ndryshimin e mendesise per sukses, per arritjen e qellimeve te tua madhore etj eshte nje eksperience sa e bukur dhe emocionuese po ashtu edhe e panjohur dhe pak e frikshme!

Mirepo shumica e personave qe e provojne kete eksperience nuk flasin me te tjeret.

Ata punojne ne heshtje dhe arrijne hap pas hapi qellimet e tyre, objektivat e tyre dhe ju habiteni se si ato po ia dalin. Çuditeni se si po kane sukses dhe zakonisht ndodh qe ju i quani njerez me fat! E verteta eshte se ata sjane aspak njerez me fat, te pakten jo me shume se ju...por ata kane nje vecori sekrete...ata po punojne me dike profesionist qe iu qendron mbi koke, me dike qe punojne rregullisht ne kohe, me dike qe iu tregon sakte koordinatat se ku duhen te fokusohen etj etj etj!

“Ne jemi pikërisht ajo që bëjmë vazhdimisht. Prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon” – Aristoteli

Sic e thote edhe Aristoteli, ata nuk jane te persosur por te persosur i ben ajo qe bejne cdo dite. Te persosur i ben puna e cdo dite e vazhdueshme dhe pervujteria per te mesuar dhe aplikuar cdo here mesimet!


Ju habiteni dhe ndodh qe ti keni zili sepse shikoni nga jashte suksesin e tyre por me lejoni tju tregoj pak nga rrugetimi i tyre i brendshem, nga sekretet qe askush nuk jua thote! Une si mentore e di shume mire cfare ata kalojne dhe edhe ju duhet te dini se nuk eshte ashtu e lehte sic duket nga jashte! Gjate punes perjetohen shume elemente te mrekullueshme dhe gezim palimit i shpirtit! Mesohen shume sekrete te suksesit qe askund nuk jane publike. Mesohet dhe perjetohet sakte rruga e drejtperdrejte per arritjen e qellimeve qe ata i kane.


Mirepo shume elemente te tjera te dhimbshme po ashtu perjetohen.

"Lufta" me shprehite, me rruget nervore te vjetra, me stilet e vjeteruara te te jetuarit, me ndjenjat dhe perjetimet e jetes gjate viteve te shkuara etj etj etj. Ne punen me mentorin ka te qeshura pafund, gezim dhe lumturi pa limit; por ka edhe dhimbje shume, te qara, merzitje etj.

Por ata persona i kalojne te gjitha keto dhe ne fund ata i shihni si Mbreti! Me te drejte, ata jane Mbret! Por duhet te dini edhe se ata nuk jane kurre vetem! Po!

E kane kete bekim ne jeten e tyre, te mos jene vetem dhe te mos i kalojne te gjitha keto vetem! Ama kjo ndodh sepse ata paten guxim te "hidhen" dhe te marrin vendimin e çmuar per te punuar me mentorin qe e kane zgjedhur!


Pra, eshte e qarte se ata nuk jane me fat, ata e zgjodhen fatin e tyre!



Nese ky shkrim te beri te reflektosh...do te thote se dicka tek ti po fillon te zgjohet...nje vendim i sakte do te merret...


Nese ke pyetje apo paqartesi, lirisht kliko ne butonin me poshte dhe na kontakto. Do te jem e gezuar te shikoj interesin tend per ta shkelqyer jeten tende!


Nese te duhet ende me shume kohe te mendohesh, kliko ne butonin me poshte dhe fillo te shikosh materialet qe do te te japin forcen te fillosh te punosh me veten tende se bashku me mentorin ose mentoren qe do te zgjedhesh!


Ndersa ne butonin me poshte gjen dhe disa ide se kush mund te jete mentori apo mentorja me e mire e pershtatshme per ty!


Mos harro, te le takim ne suksese madheshtore!


Shume dashuri,

Eri

469 views0 comments

Recent Posts

See All

コメント


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page