Ky blog u mundesua nga portali i mendimit pozitiv UNIK
Mimoza Thaqi, gruaja e njohur për sukseset në biznes dhe në përhapjen e mendimit pozitiv në të gjitha vendet shqipfolëse, së fundmi, pas një përkushtimi 12 vjeçar, promovoi librin e saj “Magjia e të folurit pozitiv”, një magji e vërtetë e transformimit pozitiv.
Libri fokusin kryesor e ka tek mendimet pozitive për jetën. Siç thotë Mimoza, “Mendimet janë sende dhe ato janë fara e krijimit”.
Ky libër është “sekreti i të gjitha sekreteve në jetë”. Janë “sekretet” që Mimoza ndër vite i ndanë me lexuesit dhe ndjekësit e saj në rrjete sociale, mbi transformimin tuaj.
A je gati edhe ti?
A do ta kuptosh këtë sekret?
Autorja e gjithë kësaj magjie kërkon që të jesh gati i hapur dhe i vëmendshëm, që të mos e tejkalosh këtë që do ta lexosh në vijim, sepse në këtë formë ti do të hudhësh poshtë çdo gjë që lexove deri tani, çdo gjë që ti ke krijuar në jetën tënde po me këtë “sekret”, çdo gjë që shikon, ndjen, dëgjon, lexon, percepton ti e krijove po me këtë “sekret”.
Frymëzuesi ndër vite i sukseseve të Mimoza Thaqit, ish Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, e sheh autoren e librit “Magjia e të folurit pozitiv”, si rrezatim të përhershëm të energjisë pozitive.
Pacolli e përshkruan Mimozën të guximshme, miqësore, e dashur, kreative dhe të suksesshme.
Ai thotë “ Mimoza është person motivues me ndikim masovik. Ky ndikim motivues vjen në mënyrë spontane, në formë frymëzimi, me gjenezë nga shpirti i pastër i saj, nga rrezatimi i përhershëm i energjisë pozitive dhe mënyrës humane të komunikimit me të tjerët”.
Personat që “afektohen” nga Mimoza,sipas Pacollit, janë persona mendjehapur, dashamirës, kreativ dhe ajo që është me rëndësi, ata nuk bashkëjetojnë me të keqen, nuk janë persona të frustruar, ata janë shpirtbardhë dhe të sinqertë, janë kreativ, me plot ide dhe kanë dëshirën e zjarrtë dhe guximin për të vepruar.
Ai më tutje thotë “Zonja Mimoza Thaqi, ne Librin “Magjia e të Folurit Pozitiv ” të cilën e ka sjellë për ne, është një thesar i çmuar të cilin duhet ta lexoj çdo kush që e dëshiron suksesin.Ky libër është një udhëzues praktik për krijimin e parakushteve për një jetë më të mirë dhe më të begatë per ata që i praktikojnë mësimet dhe rakomandimet e vendosura brenda tij.
Porosia e fundit e Pacollit është “Flisni fjalë të mira”!
Bashkëpunëtori dhe miku i autores, themeluesi i portalit të mendimit pozitiv “Unik” dhe drejtori i Kompanisë “Arbëria Com”, Bujar Jashari, theksoi faktin se Mimoza për një dekadë ka plotësuar boshllëkun e mendimit pozitiv për shumë njerëz, nga të gjitha vendet shqipfolëse dhe më gjerë.
“Mimoza ndoqi këtë emocion për 10 vjet, frymëzoj e motivoj mijëra njerëz, nga të gjitha trojet shqipfolëse. Ajo mori shembujt e eksperiencat më të mira, nuk u ndal së mësuari dhe së shpërndari mësimet më gtë vlefshme mbi suksesin, mendimin pozitiv dhe të jetuarit me energji pozitive”.
Jashari ndër të tjera për autoren thotë ” Unë Mimozën do ta përshkruaja me një thënie që në GIN është ndër thëniet më të spikatura mbi karakterin. “Karakter do të thotë kur ti e ndjek ëndrrën tënde shumë më gjatë se sa emocioni i një momenti të frymëzuesit që kemi në jetë”.
Librin “Magjia e të folurit pozitiv” mund ta bëni tuajen duke klikuar në linkun: https://iampower.al/porosi-per-libra/
Autorja e librit bestseller “Fuqia e Mendimeve’, Burbuqe Raufi. Vlerëson se “Magjia e të Folurit Pozitiv” tregon fakte të vërteta se si fjalët mund të ndikojnë në jetën tonë sot dhe në të ardhmen.
“Ky libër i shkurtër përmban një mesazh të fuqishëm që mund të ndryshojë vërtet jetën tuaj. Ajo flet për fuqinë e fjalëve tona dhe se si ato ndihmojnë ose pengojnë që të arrijmë drejt qëllimeve tona. Nëse flisni vazhdimisht negativisht, kjo bëhet një profeci vetë-krijuese”.
Vet autorja e librit thekson se ky libër është gjithë dashuria që ajo ka për lexuesit e saj, ata që kanë ndjekur dhe janë të gatshëm të ndjekin dhe më tutje këshillat e saj, rreth mënyrës së bërit biznes, të jetuarit me pozitivitet dhe të shpërndarit energji pozitive çdo second.
KY ËSHTË NJË “SEKRET” QË MIMOZA PO E NDANË ME TY!
Kur u pyet pse e tregon këtë “SEKRET”
AJO u përgjigj:
Sepse ju dua shumë
Sepse misioni im në këtë Planet është të jua tregoj këtë sekret
Sepse dua të sigurohem se ju do ta përdorni këtë sekret.
Sepse dua që ju të jetoni të lumtur
Sepse dua që ju të keni çdo gjë që ju dëshironi
Sepse dua që ju të përdorni magjinë e TË FOLURIT pozitiv
Sepse ju jeni shëmbëlltyrë e Zotit!
Burimi: Portali i mendimit pozitiv UNIK
Faleminderit UNIK
تعليقات