top of page
2023.PNG

Sfida 21-ditore per te dashur dhe pranuar veten...Ushtrimi nr 1.

USHTRIMI NR 1.

Eshtë shume e rendesishme te duam veten. Puna me pasqyrën mund t'ju ndihmojë të ndërtoni sa më shumë marrëdhënien e rëndësishme te jetës tuaj, marrëdhënien tuaj me veten.

Kur te filloni punën tuaj me pasqyrën, mund të mendoni se është shumë e lehtë ose ndoshta dhe pa kuptim.Shumë gjëra që do t’ju sugjeroj të bëni gjatë 21 ditëve të ardhshme, në fillim mund të duken te thjeshta për të bërë një ndryshim, por kam mësuar se veprimet më të thjeshta janë shpesh më te rendesishme, pasi një ndryshim i vogël në të menduarit tuaj, mund t'ju çojë në një ndryshim te madh ne jeten tuaj.

Çdo ditë do të trajtojmë një temë tjetër. Unë do të filloj t’ju jap ushtrimin e Punës me Pasqyren që unë do të doja ju praktikoni gjatë gjithë ditës. Ju mund të filloni në mëngjes duke bërë këtë ushtrim përpara pasqyrës së banjës tuaj, dhe pastaj gjatë ditës mund ta përsërisni atë sa herë që kaloni një pasqyrë ose shihni reflektimin tuaj në një dritare.

Ju gjithashtu mund të mbani një pasqyrë xhepi me vete dhe ta përdoreni atë për të bërë punën me pasqyren sa herë që keni disa minuta te lira.

Ju nxis të mbani një ditar, ndërsa bëni punën tuaj në pasqyrë qe te shënoni mendimet dhe ndjenjat tua, sepse keshtu mund te shihni si po perparoni.

Ju do të shihni se ju keni brenda jush të gjitha ato që ju nevojiten për tu rritur dhe ndryshuar.

Ushtrimi i punës me pasqyren per diten e 1.

1.Qëndroni ose uluni para pasqyrës së banjës/dhomes suaj.

2.Shikoni në sytë tuaj.

3. Merrni frymë thellë dhe thoni këtë pohim: Unë dua te te pelqej ty {thoni emrin tuaj}, unë dua të mësoj vërtet të të dua.{thuaj emrin tend}.

4.Merrni frymë thellë dhe thoni, unë jam duke mësuar të të pëlqej vërtet {thoni emrin tuaj} . Une jam duke mësuar të të dua vërtet {thoni emrin tuaj}.

5. Ky është ushtrimi i parë dhe e di që mund të jetë pak sfidues, por ju lutem kini durim te vazhdoni. Vazhdoni të merrni frymë thellë. Shikoni në sytë tuaj.Thuaj unë jam i/e gatshëm/e të mësoj të të dua, {thoni emrin tuaj}.

6.Gjatë gjithë ditës, çdo herë që kaloni ne një pasqyrë ose shihni reflektimin tuaj ju lutemi përsëritni këto pohime, edhe nëse duhet ta bëni në heshtje.

Pjesa tjeter do te ju dergohet ne email...

Ky eshte ushtrimi Dita e 1, qe e fillojme te gjithe neser.

Neser ne po te njejten ore si sot, do postohet ushtrimi per diten tjeter.

Shume suksese!



435 views0 comments
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page