Kur Mençuria Hyjnore dëshiron që një burrë ose një grua e suksesshme t’i bëjnë botës disa shërbime të nevojshme, atij që i bie fati testohet përmes disa formave të DËSHTIMIT.
Në qoftë se i tejkalon ato që beson se janë dështime, ka durim, ai mund të kalojë provën e testit.
Asnjë qeveritar i aftë nuk do të zgjidhte si nënkolonel të tij, dikë që nuk e ka testuar për seriozitetin, besnikërinë, këmbënguljen dhe cilësi të tjera me vlerë.
Përgjegjësia dhe gjithçka që vjen bashkë me të si shpërblim, gjithmonë i përkasin personit që nuk e pranon dështimin e përkohshëm si një dështim të përhershëm.
Dështimi shpesh e vendos personin në një pozitë, ku ai duhet të bëjë një përpjekje të pazakontë për të dalë nga ajo gjendje. Shumë njerëz e kanë arritur fitoren e tyre falë dështimit, duke luftuar me shpatulla për muri, nga ku nuk mund të tërhiqesh dot mbrapa.
Comments