SI NDRYSHOI JETA IME ME KLUBIN I M POWER..
Po e ndaj me ju miq te dashur eksperiencen time se si klubi I M POWER bëri mrekulli në jeten time . Dikur te vjetrit thoshin SE NE MES SHERRIT DEL HAJR e sot ne klubin I M POVER mësova se MBAS QDO DESHTIMI MËSHEFET NJË BEKIM.Këtë e vërtetova mbas një viti te anëtaresimit ne klub. Me profesion jam inxhiniere e Bujqesisë.Punova si mesimdhënese 10 vite.Para tri viteve mbeta pa pun ,pa fajin tim . Kisha shum energji dhe vullnet per pun po rrethanat ndikuan dhe unë u largova nga puna. U ankova ,u merzita, mjaft,por nga mbrendija ime filloi,nje zë te me fliste ,me ndaloi ,me thioshte ,diqka e mirë do te ndodh te ti pas kesai qe te ndodhi ,ti do te punosh prap ,ti do te besh diqka te madhe ne jetën tende. Vazhdova ta ndjek zërin tim te mbrenshem ,te lexoi libra te mendimit pozitiv, ta inkurajoja veten dhe duke shiquar tv klan ne ekran një moment del MIMOZA THAQI trajnere motivuese filloi te flas se si ajo e ndryshoi jeten e vet ,si ajo ishte e zhgënjyer ,si i ka perkethyer CD,dhe jepte mesazhe ,qe asnjehere mos te fajsoim te tjeret per gjerat qe na ndodhin ne jetë,qdo gjë ndodh per një arsye ,dhe gishtin ghithmonë ta drejtoim nga vetja e të punoim me veten ,ta gjejm arin te vetja . E shikoi ,e ndegjoi me vemendje dhe i them bashkëshortit ,po shiko si kesai zonje i paskan ndodhur gjerat si mua ,si ështe e mundur kjo thua se e ka lexu mendjen time e po flet ,si doli kjo ne tv ,si ta gjej ,ku ta kontaktoi .Mu duk si te ishte Zoti. Te nesermen e kontaktova Mimozen mu pergjigj shum thjesht ,ishte shum e hapur ,me kujtohet kur i thash edhe unë dua ta ndryshoi jeten sikur ti .Dhe menjëherë u anëtaresova. Kur fillova te ndegjoj informacionet qdo ditë e shihja ndryshimin,kisha vetbesim me te madh dhe isha me e fort . Fillova te kuptoi që largimi im nga puna kishte qenë për te miren time. E kuptova qe Zoti kishte nje plan tjetër per mua qe unë ta zbuloi fuqinë mbrenda vetes ,atë fuqi qe sot me bën te lumtur e entuziaste e me thot te mos ndalem drejt rruges se suksesit. Sot pas nje viti si anëtare e NIVELIT TE 4 mësova se qdo gjë ndodh për një arsye dhe ne qdo situat ka rrugëdalje ,pra kur mbyllet një derë hapet një tjetër. Jam shum mirenjohese e falenderuese per mentoren time Mimoza Thaqin qe me motivoi dhe qdo ditë me mëson si te bëhem e suksesshme ,si te behem trajnere motivuese qe dhe unë te ndihmoi njerëzit te ndryshoin jetën e tyre dhe te jenë te lumtur. Jam mirenjohese dhe falenderuese dhe për bashkëshortin tim Bashkimin dhe femijet e mi LEandritin e Arriten qe me mbështesin dhe me japin kurajen qe unë te vazhdoi drejt rrugës se suksesit dhe mos te ndalem . Jam mirënjohese e falenderuese dhe per ju miq te mij te dashur qe qdo ditë te jetes sime e zbukuroni me mesazhet e juaja te bukura …… Shum dashuri per ju
Besire Perolli
kontakt
Comments