Shume Urime Dedë Abazi per kete liber, per kete pune kaq te guximshme qe kam patur fatin ta lexoj para te gjitheve. Jam vertete e lumtur qe kjo veper do te ndihmoje shume njerezve te vezhgojne jeten e tyre dhe te shikojne ku qendrojne defektet e nje jete pa vetedije, pa njohuri te sakta se si vepron energjia Negative ne jeten e tyre. Te te them te lumte eshte pak por eshte veper e vleresuar nga vete Krijuesi i Gjithëçkaje, dhe jep të vërtetën pa asnjë përjashtim.
Më Poshtë shkrimi nga vetë Autori Dedë Abazi
Përshëndetje!
Të dashur miq, së shpejti do të dalë nga shypi një libër i rrallë, libër ky i cili flet për një fenomen që askush nuk ka guxim të flasë, ani pse çdo ditë "vret" mendje, gezim, shëndet, sukses dhe jetëra njerëzore.
Libri pos që informon në mënyra të detajuara mbi magjinë, natyrisht, jep mësime mbi mundësitë dhe aftësitë e mbrojtjes dhe mposhtjes së kësaj të keqeje.
Çdo temë i ka specifikat e veta, janë mirë të argumentuara, po ashtu me referenca shkecore, filozofike, psikologjike/parapsikologjike, teologjike dhe shkencë shpirtrore. Mbi të gjitha, me fakte nga ngjarjet e percjellura - vet personalisht, drejtë për drejtë, si studiues dhe hulumtues i kësaj fushe ku vëzhgova (gjatë 25 viteve) aq me kujdes, takova dhe përjetova lloj-lloj ngjarjesh të cilat shumë nga ato ngjarje ishin të dhimshme, por edhe mjaft interesante, edhe jo lehtë të besueshme - sikurse mos të isha vetë deshmitar dhe të shoh me sy.
Me kohë do t'u njoftojmë, se ku mund të bëni porosinë e librit, apo ku mund ta bleni atë. Jam i sigurtë se do të jetë mjaft interesant dhe në interes të lexuesit.





Comments