Znj. Mimoza pershendetje , aq shume kam per te shkruar per I AM POWER sa nuk ndalem duke treguar por nese dicka ju duket se nuk eshte e nevojshme mund ta fshini nga ajo cka une kam shprehur me poshte!
( Por unë nuk fshiva asgjë, sepse këto fjalë janë të gjitha nga Zemra e Nertilës)
Ashtu sic mund te na ndodh te gjitheve qe jeta te na sjell sfida te ndryshme, edhe une i kam kaluar disa prej tyre.
Isha ne nje situate ku doja te rifilloja gjithcka.
Pas vdekjes se babait tim dhe diplomimit per Inxhinieri Tekstile dhe Mode isha duke kerkuar pune dhe rastesisht degjoj nje video 13 menyra per te gjetur nje pune.
Me pas ndodh qe largohem ne nje shtet tjeter dhe ne ndjesine e rifillimit degjoj nje interviste te Znj. Mimoza Thaci dhe TAYNA-S ne nje emision ku flisnin per ligjin e terheqjes.
Me terhoqi shume vemendjen nje skice qe Mimoza e paraqiti aty dhe tha : - Kjo eshte endrra.... dhe ne kemi ingredientin (perberesin) sekret qe nuk thuhet ne asnje liber per ta realizuar ate.
Une kisha kohe qe ridegjoja videot e saj ne Youtube dhe njera qe me ka zgjuar vetedijen dhe me jep emocione te vecanta kur e degjoj eshte " Celesat deri ne Mbreteri".
Deshiroja shume te dija edhe me pare kisha shprehur nje deshire, une dua te dije thash une vertet dua te dije shume , une nuk e di se i kjo do te vije tek une, por une e di se do te vij.
I AM POWER ishte aty per mua. U regjistrova dhe kur kam folur me Mimozen ndjeva nje dashuri, nje perkushtim nga ana e saj, nje ndjesi kaq positive dhe fjalet e saj qe nuk kam per ti harruar kurre:
-“Duhet te ndryshojme shprehite tona, ato cka i themi vetes dite pas dite”.
Material shume i perzgjedhur dhe i mrekullueshem, shume i vlefshem per tu aplikuar ne shkollat tona, personalisht mua me ka ndihmuar jashtezakonishte shume.
Edhe pse familjare te mi ndoshta nuk eshte se aprovonin apo shoqeria ime mendonte se une nuk duhet te vazhdoje ne I AM POWER, sepse ato nuk e dine se si I AM POWER me ndihmon mua, po une vazhdova dhe vazhdoje te mesoje ne I AM POWER dhe jam shume falenderuese mirenjohese pafund per ate qe une jam sot.
Jo vec 100€ per nivelin e 1 por edhe 1000€ do te kisha paguar, aq shume ishte deshira per dije, per te mesuar se si funksionon gjithcka qe na rrethon?!
Une jam Nertila Zaranjaku jam nga Fieri, jam antare ne nivelin 2 dhe jam duke zhvilluar idene per biznesin tim.
Kam arritur te realizoj qellimin tim kryesore dhe shume deshira te tjera. Por ajo qe kam arritur vertet ne I AM POWER eshte te jetoj nje jete me te bukur, me shume pozitivitet, te zbuloje fuqine ne mua, te di se sa vlej se sa ar une jam brenda meje, se sa shume mund te jap nga vetja, shume vetebesim, shume force per te vazhduar, vullnet, durim, guxim, disipline, kembengulje, tolerance dhe shume dashuri per te gjithe ata qe kerkojne zhvillim dhe ata te cilet kane zgjedhur rrugen e fillimit ne menyre te duhur dhe jo duke shkelur te tjeret.
Jam pafundesisht mirenjohese dhe falenderuese qe Mimoza nuk u dorezua, por vazhdoi dhe realizoi “I AM POWER” eshte nje bekim qe erdhi ne jeten time.
O zot faleminderit per kete mrekulli, per kete reze dielli per kete drite qe cdo dite ndricon dhe shkelqen edhe me shume jeten time. Po une e di se mundem, jam duke realizuar endrren time.
Faleminderit nga zemra Shume dashuri per ju , per kete pune te arte
ps: Nertila e beri këtë Video Për ju, Dëgjoni sa zë të ëmbël ka dhe gjithë Dashuri <3
Faleminderit Dorjana ❤️
Bravo e dashur Nertila , shume dashuri per ty 🌟.