top of page
2023.PNG
Writer's pictureDori Taci

Stambolli është destinacion i ëndrrave, vizitoje atë në 16,17,18 Dhjetor me "I AM POWER".



Stambolli është qytet i mahnitshëm, me arkitekturë magjepsëse dhe vende të fshehura. Eksplorimi i qytetit duke ecur ju ofron mundësi unike për t’i takuar vendasit dhe për ta shijuar ndjesinë e vërtetë turke.


Ai shquhet për embëlsira dhe çajra. Rrugët e Stambollit janë të mbushura me lokale të qebapëve dhe donerëve, me restorante, dhe kafene. Ushqimi turk ka shumë aroma, shije, përbërës që nuk mjafton një paragraf për t’i përshkruar.


Shumica e vendeve dhe atraksioneve turistike në Stamboll mund të arrihen përmes transportit publik, e veçanërisht nga tramvajët dhe anijet.

Qyteti është i mbushur me njerëz , i shpejtë, asnjëherë nuk ndalet, por kur ndonjëherë keni nevojë për një pushim nga kjo jetë aktive, gjithmonë do ta gjeni një kopsht, shtëpi apo xhami ku mund të uleni, të merrni frymë dhe të relaksoheni.



Shumica e njerëzve besojnë se Turqia nuk është shtet i sigurt për shkak të fesë Islame dhe kulturës që kanë. Por, e vërteta është se do të mahniteni nga bukura e Turqisë dhe njerëzve.


Sa më shumë të zbuloni për këtë qytet, aq më shumë do të dashuroheni në të. Stambolli është gjigant, ku vetëm në vitin 2016 në të kanë jetuar afër 15 milionë njerëz. Qyteti është po aq i madh sa çdo kryeqytet tjetër evropian, megjithëse Turqia është destinacion më i lirë kur e krahasoni me shtetet tjera.

Shkëputur nga: /Albanianpost.com





101 views0 comments

Recent Posts

See All

Commentaires


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page