Të dashur njerëz të mirë, dua të ju qartësoj diçka sa i përket përkrahjes sime për z.Behgjet Pacolli

Mbreme ne një një atmosferë shumë bujare kaluam disa ore me z. Behgjet Pacolli. Më shumë nga gjithçka më gëzon dhe jam e bekuar që Zoti më mundëson herë pas here të jem afër energjisë së tij madhështore.

E gjitha që ai flet është sa shumë ka dhënë dhe vazhdon të jep, sa të mira ka bërë dhe vazhdon të bëjë, çfarë vizioni ka dhe gjithnjë rimbushet me mirësi dhe dashuri edhe pse shumica nuk e kuptojnë.

Ai personalizon një shqiptar të vërtet, shumë dashamirës mikpritës dhe të sinqertë. Ai kupton dhe di shumë gjëra që ne nuk dijmë dhe gjithë veprimet t ij deri tani kanë qenë gjithmonë të bëjë mirë dhe të vazhdojë të bëjë mirë.


Të dashur njerëz të mirë sot dua të ju qartësoj diçka sa i përket përkrahjes sime të vazhdueshme për z. Behgjet Pacolli. Unë jetoj në Maqedoni, nuk kam asnjë interes politik, të përkrah njërën lëvizje demokratike ose tjetrën. Njëjtë si ju i përkas popullit Shqiptar, shumë të shtypur dhe të manipuluar historikisht. Njëjtë si ju jam lodhur nga lojërat e ndyra politike që janë bërë me shekuj ndaj nesh, po edhe në 20 vitet e fundit të "lirisë" dhe "pavarsisë". Njëjtë si ju nuk dua më përçarje dhe ofendime shqipëtar kundrjet shqipëtarit. Njëjtë si ju dua të shoh një vend të begatë të drejtë dhe të pasur. Njëjtë si ju nuk dua të qeverisin të koruptuarit dhe manipuluesit. Njëjtë si ju dua vetëdisim dhe vigjilencë kombëtare! Njëjtë si ju dua përmirësim dhe zhvillim. Njëjtë si ju dua të shoh vetëm më të mirën për të gjithë. Që kjo të arrihet ne vërtetë duhet të kthejmë gishtin nga vetja, të mendojmë mirë, të veprojmë mirë dhe të duam njëri tjetrin, pa marrë parasysh cilit subjekt politik i përkasim. Kur të gjithë individët e një shteti të jenë të mirë të mendojnë mirë dhe të veprojnë mirë Shteti do të jetë i Mirë. Unë përkrah Behgjet Pacollin vetëm sepse e njoh këtë mirësi e cila është tek secili nga ju. Vërtetë ju dua dhe dua më të mirën për të gjithë ju. Mimoza Thaqi 28,01,2021







177 views0 comments