Të jesh pozitiv nuk dtth, të lejosh tjetrin të tallet me ty.

Mendo dy herë para se të flasësh,sepse fjalët tua mund të ndikojnë të mbjellin farë e

suksesit ose dështimit në mendjen e tjetrit.Napoleon Hill


Arritjet e mëdha zakonisht lindin nga sakrificat e mëdha, dhe asnjëherë si rezultat i egoizmit.Napoleon Hill


Ri me njerëz që dijnë si të përdorin mirë ditën e tyre.

Njëjtë si hekuri mpreh hekurin, njerëzit pozitiv do të inspirojn të jesh pozitiv.

Napoleon Hill


Pas gjithë këtyre inspirimeve nga Napoleon Hill nxora një konkludim sot.

Sot isha me dy mike pozitive, dhe pas çdo qëndrimi me ta ngelemi të përmbushura dhe me dhjetëra ide na kaplojnë dhe secila pasi shkon në drejtimin e saj fillon e mendon ndryshe në perceptimin e biznesit apo jetës. Prandaj është mirë të qëndrosh me njerëz që të inspirojnë mendimin dhe veprimin.


Te jesh pozitiv në jetë nuk do të thotë të ju bësh qejfin parazitëve, vjedhësve të ëndrrave, ata që e quajnë veten të viktimizuar.


Të jesh pozitiv në jetë dtth mos të lejosh askënd të të shkatërroj ëndrrën tënde, dhe atyre që mundohen të të bëjnë një gjë të tillë të mos ju lejosh edhe hapësirën më të vogël në jetën tënde.


Pozitive dtth të ecësh përpara dhe të shmangësh nga kjo rrugë çdo person situatë ose rrethanë që të thotë se ti nuk mundesh.


Të jesh pozitiv në jetë nuk do të thotë të lejosh tjetrin të të ul. Sepse askush nuk ka të drejtën të ul vlerën tënde.


Të jesh pozitiv në jetë nuk do të thotë të ju bësh qejfin të tjerëve e të harrosh vetveten

Je egoist! Pse si më thua ti, të të dua ty njëherë pastaj veten, e kush na qenka këtu egoist se? Ti që më thua unë së pari të të dua ty:)


Të jesh pozitiv nuk do të thotë vetëm të flasësh fjalë pozitive, por edhe në heshtje ti dërgosh tjetrit mendime energjike, entuziaste dhe që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së tij.


Të jesh pozitiv nuk do të thotë vetëm të jesh me personin dhe ti ndihmosh, një person që ti do mund ti ndihmosh edhe pa prezencën tënde në jetën e tij. Sepse ka raste kur e vetmja ndihmë është mos-prezenca.


Të jesh pozitiv nuk dtth të argumentosh me tjetrin lidhur me pikëpamjet e tij. Pikëpamjet e tij le të ngelen të tijat, nëse jeta e tij është në harmoni ska rëndësi cilat janë pikëpamjet e tij edhe po qe se ato pikëpamje janë të kundërta me tuat.


Nëse jeta e tij nuk është në harmoni dhe ka pikëpamje të kundërta me ato që ti mendon se janë pozitive atëherë në mënyrë energjetike ndihmoi të filloj gradualisht të përmirësoj mendimet që të përmirësoj jetën.


Të jesh pozitiv nuk dtth, të lejosh tjetrin të tallet me ty.


Të jesh pozitiv dtth ti ke konsideratë për tjetrin, ti ke edukatë për tjetrin ti ke ndjesi të mira për tjetrin, nëse ai mendon se duke shfrytëzuar këto veti pozitive do të nxjerr një gjah të mirë nga mirësia dhe edukata yte sa shumë gabon.


Një i heshtur flet më shumë se mijëra llafazan.

Të jesh pozitiv nuk do të thotë të bëhesh skllav i tjetrit, dhe mos ti kundërshtosh nëse shtyp lirinë tënde.


Të jesh pozitiv është të besosh në Zot, të besosh në rrugë të drejtë, të besosh në mirësi, të besosh në qëllim, të besosh me gjithë shpirt atë që e mendon si pozitive, të jetë shpirti yt ai që nuk do të kuptoj asnjë fjalë që mund të jetë antagonistja e së mirës.


Të jesh pozitiv dtth të jesh i mirë, i pasur, i plotësuar, në mendje trup dhe shpirt.

Ju dua sepse besoj në ju dhe në anën pozitive tuajën.

Me shumë dashuri

Mimoza Thaqi.


594 views0 comments