Të shkruaj fjalë të bukura për Hava Makollin nuk mjafton sepse vepra, puna e saj është mbi fjalët..

Të shkruaj fjalë të bukura për Havën nuk mjafton sepse vepra dhe puna e saj është mbi fjalët, mbi mendimet mbi atë që ne e shikojmë si botë materiale.

Qëllimi i Iam Power është mirësia, shpërndarja e lajmeve të mira dhe për këtë arsye sot u frymëzova nga një femër shumë bujare, humane dhe e respektuar, znj. Hava Makolli.

Hava është e gjithë përmbledhja e një njeriu që ne duam ta shikojmë në këtë botë, është zemra e saj e mirë, është shpirti i saj human, është thjeshtësia e saj si grua dhe puna e saj e palodhshme të jap më të mirën e saj për shoqërinë.


Ajo mbi të gjitha sfidat, nuk ndalon së frymëzuari femrat në grupën e saj Ekuilibiri, çdo ditë ndan me ta vlera që ti risë e ti inkuraojoë për një jetë më të mirë, sepse ajo e di se secila mundet kur të vendos për të mirë. Dhe të gjitha i quan VIP, sepse ajo mendon për tjerët më të lartën.

Unë e ruaj pranimin e tyre në këtë grup si një thesar, sepse rrallë gjindet një respekt, vlerësim dhe ngritje e njëra tjetrës për gjininë femrore siç është në këtë grup. Është shumë e rrallë ajo që inkurajohet në këtë grup, të mos thuash e pagjetur diku tjetër...


Femrave të tilla duhet hapur rugët, duhet njohur nga më shumë sepse janë shembull i bukur dhe inkurajues, pasi bëjnë vetëm mirë dhe qëllimi i tyre është aq përallor.

Përveç se bën punën më të vështirë dhe më pak të vlerësuar siç është inkurajimi për gjetjen e fuqisë femrore dhe ngritjen e shoqërisë në nivel të mirësisë, dashurisë dhe respektit të ndërsjellë Hava ka krijuar edhe Shoqatën Humanitare Humuniti, me të cilën ndihmon familjet shqipëtare në Kosovë. Dhe ajo që është më e fuqishme në këtë Organizatë për dallim nga të tjerat, Hava nuk ka asnjë interes aty për veten dhe çdo euro cent i dhuruar aty shkon në destinacionin e duhur, sepse shpirti i saj është i tillë dhe zemra e saj është e madhe. Dhe kur shkruaj këto fjalë më dalin lot sepse e di se çfarë sakrificash ajo kalon që të arrijë qëllimin e saj human tokësor.


Me shume respekt dhe Dashuri për ty

Mimoza Thaqi


P.S.:

Më poshtë njihuni me punën e saj të palodhëshme dhe aktivitet e saj:


Një shkrim nga Zhurnal:

Shoqata Humunity në Zvicër fokus rininë shqiptare, dhurojnë pako për shoqatën Hendifer në Ferizaj



Si e përshkruan Jetën e saj Hava Makolli është një veçanti e dhuruar nga Zoti, lexoni më poshtë:


Pershendetje 😍


Jam Hava emrin e kam te halles E kisha pas vetem ni hall dhe ajo kish vdek 21 vjeqare 😢 Pastaj me kish pas lind nje moter edhe ajo emrin Hav por edhe ajo kish pas vdek 3 javshe😢

Ja errdh edhe nje Hav dhe kjo jam un qysh pe shoh 100 vjet kam me jetu e treta e verteta😬😬

Have Makolli e lindur Ukaj nga komuna e Deqanit e martuar me Gazin nga Prishtina me prejarrdhje nga Marevci

Jam bija e Selmonit dhe Milihatit Motra e Mentorit, Suzanes dhe Petritit

Gruja e Gazit qe plot 22 vite dhe Nena e Lirandes 21 dhe Gentit 15 Me profesion jam Frizere

Ne Zvicerr jetoj qe nga viti 1991 ne Zürich dhe shum shum e dua ket vend

E dua vallzimin 💃🏼💃🏼💃🏼 E dua shum kuzhinen tradicionale poashtu te vendeve tjera Me rendsi me honger🙄🤷🏼‍♀️🤣🤣

E adhuroj shum drejtsin korrektsin sinqeritetin Intrigat rrenat dallaveret smi ban lukthi

Respektoj gjdonjeri pa kurfar kushti Mvaret prej tyre se si e trajtojn Respektin tim E mbajn apo joo🤷🏼‍♀️🤷🏼‍♀️

Nuk jam njera nga ato qe ju jap gjerave materiale rendsi e dua Thjeshtsin

Shendeti dhe rahatija jan pasurija me e madhe per mua Jam rrit ne nje familje qe kan dhan dhe japin shum per nevojtaret Ndihem shum mir kur kam mundsi me ja zgjat doren dikuj me sadopak Dhe qfardo ndihme

Kurr ama bash kurr kujna te keqen sja baj po as nuk ja mendoj

Nuk jam nga ata persona qe din me shpreh dashuri me fjal 🤦🏼‍♀️por me vepra po 😍😍

Loqk zemer shpirt normal nuk jan shprehi te personalitetit tim por nuk do te thot qe skam Respekt apo dashuri per ty🙏🏻

Vuaj shum nga kokdhembja pasoj e disa aksidenteve qe kam pas ne te kaluaren besa edhe Migrena esht pjes e jetes sime po shyqyr zotit shum rrall po me rrok viteve te fundit🙏🏻🙏🏻

Mendoj qe tash me njihni edhe me mir 💝

Kaloni pushime te bukura kudo qe jeni dhe ju ruajt zoti 🙏🏻♥️

Me respekt Hava 😘😘




Çfarë shkruajnë të tjerët për Hava Makolli:


Per gruan e bukur Hava Makolli 💖

Mendova gjate te shkruaj per ty dicka te bukur.. Por ja qe e gjeta te gatshme te mikja ime, dhe qe po te pershtatet plotsisht ty e dashur Hava Prandaj lexoje textin dhe bindu se ti je e tille...

********* ..ti nuk je Vip ..ti je ARTISTE je HUMANE ke shpirt te pikturuar me ngjyrat me te bukura njerezore .prandaj edhe ja del..cdo pune sepse ti cdo gje qe bene, e ben me zemer . ZEMREN TA TREGOJNE SYTE qe edhe kur qajne e qeshin tregojne sinceritet ... Nuk isha ne feste madheshtore por isha me ju ... Vazhdo dhe mos u ndal....

REÇETA E GRUAS SË BUKUR

Aktorja e famshme holivudiane Audrey Hepburn u pyet për fshehtësinë e bukurisë së saj. Ajo përkrah profesionit të saj si aktore ishte edhe humaniste e madhe. Më poshtë ajo e zbuloi reçetën e grimit të saj:

- Nëse dëshironi të keni buzë tërheqëse përveç fjalëve të bukura dhe të mira mos përdorni asgjë tjetër. Nëse doni të keni sy të bukur, vëjeni kontaktin sy më sy me njerëz të mirë dhe me ata shpesh shoqërohuni. Nëse doni të keni trup ideal, masat e tij ideale dhe të dukeni gjithmonë të përkryer, shujtat ditore ndani me njerëz skamnor dhe të uritur. Nëse dëshironi të keni flokë të shëndosha, lejoni që së paku njëherë fëmija juaj t' i ledhatojë ato. Nëse doni të fitoni vështrimet e të tjerëve, kurrë mos ecni me rrëmbim apo me kokën shumë lartë, por ngadalë dhe me kujdes. Asnjë njeri mos e injoroni si një gjë të vjetruar e të dalur nga përdorimi që nuk iu nevojitet më. Nëse një ditë do të keni nevojë për dorën e dikend, lëshojani vështrimin krahut, bërrylit dhe dorës tuaj. Aty do të gjeni ndihmën më të mirë. Duke u moshuar do të vërreni se njërën dorë për vetveten dhe tjetrën për të tjerët do t' i përdorni pa prituar. Bukuria e një femre nuk qëndron në fustanin të cilin ajo e veshë, as në trupin e saj si selvi si dhe në frizurën e flokëve që e bën. Bukuria e saj qëndron në sytë e saj, sepse sytë janë pasqyra më e mirë e shpirtit të saj, janë udhërrëfyese të dashurisë deri në vendin më të bukur -zemrën. Bukurinë e gruas nuk e përcaktojnë benat në fytyrën e saj, por dashuria e fshehur në shpirtin e saj.

Audrey Hepburn

Përktheu dhe përshtati Sevëme Fetiqi



I Urojmë jetë të gjatë dhe e inkurajojmë që Hava Makolli të përmbush qëllimin e saj Human pse është në këtë Tokë.


Nga Iam Power

Qershor 2020








Na kontaktoni për çdo pyetje 

Iam Power

Tetovë RMV

​​

Tel Tetovë: +389 76 256 899

Tel Tiranë: +355 68 208 1116

mimoza88@yahoo.com - Mimozapower.com

  • Black Facebook Icon
  • Black Instagram Icon
  • Black YouTube Icon
  • LinkedIn

©‌ ‌Copyright‌ ‌MMXX‌ ‌Iam‌ ‌Power‌ ‌Part‌ ‌of‌ ‌Sun‌ ‌and‌ ‌Stars‌ ‌Corporation‌