top of page
2023.PNG
Writer's pictureIam Power

Te dashur miq e dashamir, ne çdo anë punohet që lidhja jonë me Zotin të shkëputet, ajo lidhje e cila



Format janë të ndryshme të kësaj intelegjence që punon të ju shkëput dhe të ngeleni vetëm robot të urdhërave ose fjalëve që dëgjoni nga ata që kanë arritur të ju influencojnë.

Një gjë që dua sot të ndaj me ju është kjo: dëgjoni veten tuaj, jo mendimet e të tjerëve, dëgjoni zemrën tuaj dhe flisni fjalët e saj...

Fjalet qe perdorni qofte ne publik, qofte ne mesazhe private, qofte kur flisni me miq e shoke duhet te jene te njejta te mira dhe te drejta.

Sepse ajo qe del nga goja juaj, nga mendja juaj per te tjeret kthehet perseri te ju.

Shkrime te shenjta... E para ishte fjala dhe fjala ishte Zoti dhe nga ajo te gjithe gjerat u krijuan.

Zemra e këtij populli është mbeshtjellur me dyll dhe veshët e tyre janë të shurdhër dhe sytë e tyre janë mbyllur; që të mos shohin në çdo kohë me sytë e tyre dhe të dëgjojnë me veshët e tyre, dhe të kuptojnë me zemrën e tyre, dhe të kthehen në besim, dhe unë t'i shëroj. Nëse Fjala do të kishte hyrë në zemrën e tyre, ata do të ishin shëruar dhe do të merrnin, por nuk e pranojne atë.

Nëse keni qenë në një dhomë të errët për një kohë të gjatë, do të hidhni sytë kur dera të hapet në dritën e diellit. Meqenëse sytë tuaj janë rregulluar në errësirë, ata reagojnë ndaj dritës së papritur.

Duke ecur në errësire nuk shikon ku mund të pengohesh.

Fol jetën duke folur Fjalën e Zotit! Sepse vdekja dhe jeta janë në fuqinë e gjuhës! Çfarëdo që të flisni, dhe i veni jetë është ajo që vendosni.

Por ju duhet ta merrni vendimin!

Të flisni dhe të mendoni vetëm për të mirën.

Ju uroj një ditë të bukur sot. Mimoza



31 views0 comments

Recent Posts

See All

Comentarios


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page