TI MERITON SUKSESIN
NËSE JENI DUKE PRITUR PËR NJË SHENJË QË JETA JUAJ TË NDRYSHOJË!
DUHET VETËM NJË PERSON QË TË NDRYSHOJË JETËN TUAJ, E DINI KUSH ËSHTË AI?
JENI JU…!
Pse jeni ju?
A ju duket vetja sikur nuk jeni si të tjerët?
A ju duket vetja sikur si përkisni vendit ku keni lindur?
A ju duket vetja sikur askush nuk ju kupton?
A ju duket vetja sikur jeni të frikësuar të shfaqni talentet?
A ju duket vetja sikur keni një dhunti të pashfaqur me të tjerët?
A ju duket vetja sikur ju meritoni lumturi, sukses, gëzim?
A ju duket vetja sikur jeta nuk është e drejtë me ju?
CILI ËSHTË SYNIMI JUAJ?
Si do të donit të jetë jeta juaj ndryshe?
E Tashmja dhe e Ardhmja është në duart tua dhe zgjidhjeve inovative që do të trajtohen në prezantimet dinamike, plot ritëm dhe nëpërmjet strategjive karakteristike që kanë folësit Sheki Useini dhe Mimoza Thaqi, jeta e tyre është rruga që ata ndajnë me ju. Ata ecën dhe vazhdojnë të ecin rrugën me shumë pikëkthesa që të dërgon te suksesi i vërtetë jetësor!
Ata nuk flasin fjalën por flasin rrugën.
Sheki Useini rrjedh nga një familje që nuk i mundësoi atij atë që ai kërkonte, ai filloi rrugëtimin e tij shumë i ri, shkoi në Zvicër me para të huazuara dhe arriti majat e suksesit…
Ai gjithnjë kërkonte çka të veçantë tek ai, ashtu si ju që lexoni këto rreshta dhe e dini këtë veçanti! Por ai nuk ndaloi asnjëherë duke kërkuar cila ishte ajo që ai mund të bëj më mirë se gjithçka tjetër dhe e gjeti. Këtë ai e ndan me ju në këtë saminar!
Nuk rreshti së kërkuari për dituri duke marrë pjesë në seminare të ndryshme të cilët i ndihmuan atij në suksesin e tij financiar, intelektual dhe shpirtëror.
Në vitin 2016 ai gjithashtu qëndroi në Qendrën Ndërkombëtare të Meditimit dhe Transformimit OSHO në Pune Indi
Ai thotë se kjo ishte një eksperiencë e stilit “no coment”!
Ja se si komentoi Sheki Useini nga India:
Përshëndetje nga thellësia e Zemrës për të gjithë ata, të cilët nga dhurata JETË, kanë vendosur të bëjnë më të mirën e mundshme. Mësimi i teknikave funksionale të meditimit dhe pasurimi me Dituri të reja çdo ditë këtu në Indi, bashkërisht me më shumë se 500 meditues nga më tepër se 80 nacionalitete nga mbarë Bota, është një përvojë “par exellence”. Më pëlqen që jam dëshmitarë i drejtpërtdrejtë i një koncepti që në pikë të parë favorizon ngritjen e vetëdijes, kompaktësimin e të menduarit pozitiv, thellësimin e dashurisë ndaj vetes dhe të tjerëve, zhvillimin dhe lartësimin e dhuntive personale, suksesin në jetë si dhe qetësinë shpirtërore. Të bekuar qofshi kudo që jeni dhe mirë u pafsha së shpejti.
Për më shumë informata lidhur me jetën e tij lexoni në këtët link:
Në seminar do të trajtojë këto tema:
Kush është NORM-ai nuk është i veçantë.
Kush je TI?!
Zoti (Perëndia) nuk flet shqip!
Lindja e Paragjykimeve.
NDËRDIJA – ky sherbetorë besnik.
TI je më i madh se Frika!
SUKSESI – dhuratë, që është akoma duke pritur.
Formula që funksionon gjithmonë.
Jeta pa sukses është mëkat!
Ndërsa folësja Mimoza Thaqi, këtë rradhë do të ndaj me ju një nga metodat më të fuqishme për praktikimin e Ligjit të Tërheqjes dhe do të ju flas më në thellësi si ajo praktikon këtë ligj dhe Ligjet tjera Univerzale!
Në atë moment kur njeriu e kupton se ai nuk mban përgjegjësi vetëm për ate që bën, por edhe për atë që nuk bënë, atëherë në brendinë e tij çlirohet një energji magjike.Ai menjëherë e kupton se e vetmja gjë, që është e përhershme, është ndryshimi!
Edhe zhvillimi personal apo kolektiv, suksesi apo dështimi, lëvizje përpara apo kthimi prapa, janë ndryshime. Por, jo çdo ndryshim është edhe zhvillim. Kjo lloj enigme duhet kuptuar sa më parë nga të gjithë ata, të cilët nuk duan që jeta e tyre të jetë një proces „rastesh“, fatesh, sprovash apo vendimmarrjesh relevante që bëjnë të tjerët për ne.
Për suksesin shumica mendojnë se ai është i dedikuar apo rezervuar vetëm për disa njerëz, veçanarisht për ata njerëz që kanë status prestigjoz, lidhje të mira në shoqëri, shkollim të lartë apo të tillë që kanë lindur në familje të pasura. Mirëpo, kjo nuk është saktë. Suksesi, në kuptimin më të gjërë të fjalës, është vetëm çështje e një kthese të vogël në jetë, por me efekt revolucionarë dhe të pashtershëm.
Kjo pikëpamje tanimë është shumë e qartë për Mimoza Thaqin dhe Sheki Useinin. Këta „kthesa të vogla“ me efekte marramendëse do të jenë fokusi parimorë i kë tij seminari. Ky seminar do të jetë kthesa më e madhe e mundshme. Për këtë nuk ka asnjë hamendje apo hezitim. Puna e jonë në këtë seminar është veprimi që e bën dashurinë të dukshme. Dashurinë për shëndetin, për punën, për zhvillimin personal, për mirëqenien shoqërore, për jetën, për ëndrrën….! Ajo që është shumë shpresëdhënëse, është se ky koncept është i lehtë dhe ka fuqi transformuese.
Metoda e këtij seminari është para së gjithash, që secili pjesmarrës, jo vetëm gjatë seminarit, por edhe pastaj ta ndjejë influencën e domosdosshmërisë për veprim dhe lëvizje drejt realizimit të qëllimeve në jetë. Për ta kuptuar këtë, nuk është e nevojshme që vetëm ta mbushim kokën edhe me më tepër njohuri, por në rradhë të parë duhet çliruar nga disa teprica të kota të strehuara si mbeturina nëpër kokat tona.
Kjo ndodh atëherë kur ne i drejtohemi brendisë sonë, vetëvetes dhe e forcojmë burimin, qendrën. Vetëm një burim i fuqishëm mund të krijojë valë të mëdhaja. Qëllimi primarë i yni nuk është që pjesmarrësit në seminar të ngarkohen dhe stërngarkohen edhe me me më tepër informata dhe fraza të ndryshme. JO!
Funksioni i Mimozës dhe Shekit në këtë seminar është në mes tjerash që të të ndihmojë ty të kujtohesh se cili je në të vërtetë. Të kujtohesh se brenda teje është fshehur Zoti.Ti këtë e ke harruar. Ti rrallë ose kurrë nuk sheh brenda vetes. Shumica sheh jashtë, edhe ti sheh jashtë.Ti e ke harruar qendrën. Ti të pëlqen periferia! Në këtë seminar do të tregohen mekanizma se si duhet kuptuar se kush je ti. Të hulumtojshë në vetëvete dhe ta zbulojshë veten është punë fantastike. Nuk ka ekstazë më të madhe se sa kur e kupton se kush je!! Kush din të kërkojë në brendi dhe kupton ligjet themelore rreth vetes dhe në vete, për ate suksesi është vellëzim, suksesi është vetëm çështje e kohës, kurse jeta bëhet mrrekullia më e madhe. Ky seminar ofron mënyrën më pragmatike të ndryshimit, të kalimit në një nivel tjetër të vetëdijes, të kuptuarit të vetëvetes dhe para së gjithash të rrugëtimit drejt një jete me bollëk, mirëqenie, lumturi e rehati.
Shpresojmë ju do të vendosni të jeni pjesë e këtij seminari nëse vërtetë doni të kuptoni thelbin e çdo sfide që ju paraqitet në jetë!
Pas këtij seminari ju nuk do të jeni më të njëjtë! E gjitha varet nga ju, këto folës këtë e bëjnë për ju sepse i njohin mirë ligjet natyrore! Por jeni ju ato që do të vendosni, sepse suksesi është një vendim për më tej! Sido që të vendosni është ok me ne 100% sepse ne e dijmë se jo gjithkush do të mësojë dhe të bëj çfarëdo që është e nevojshme për të qenë një FITIMTARË!
Për antarët në Iam Power Niveli 3 dhe 4 ky seminar është falas!
Për pjesëmarrësit tjerë çmimi i seminarit është 25 Euro!
Informatat për vendin ku zhvillohet seminari do të merrni pasi të jeni rregjistruar ne kete link:
dhe te keni konfirmuar arrdhjen tuaj në email mimoza88@yahoo.com.
Shihemi ne suksese
Klubi Juaj
Iam-Power
ps..
Informata tjera për seminaret në të kaluarën mund të merrni në këtë link:
Comments