top of page
2023.PNG

Unë lutem për miqtë njëjtë si për "ar-miqtë" dhe i shikoj në majat e lumturisë, fitoreve, shëndetit.

Njerëzit janë të mirë në thellësine e shpirtit të tyre, por situata jetësore i bëjnë që të veprojnë ndryshe nga ajo që janë në të vërtetë.

Ne asnjëherë nuk mund të dijmë se çfarë përjeton miku ose "armiku" jonë, të gjithë duan vetëm të jetojnë më mirë.

Nëse dikush largohet nga jeta juaj, ose ju largoheni nga jeta e dikujt kjo nuk dtth se ata janë të mirë e ju të "këqinj", ose ju jeni të mirë e ata janë të "këqinj".

Të dy anët kanë të drejtë në botën e tyre!

Dhe jo të themi pak të drejtë ose shumë të drejtë por kanë të drejtë. Çdo kush ka të drejtë të veprojë ndryshe nga ajo që ne mendojmë se është e drejtë.

Po të dinim aq sa Zoti do të ishim ne Zoti dhe do bënim gjithçka në formën e përsosur. Por ja që këtu jemi të limituar në këtë dituri dhe është Zoti i mrekullueshëm që i ndihmon të gjithëve të gjejnë lumturinë e tyre.

Doni për të gjithë atë që doni për veten dhe çdo gjë do të jetë e pastër me zemrën tuaj. Jeta po bëhet më e mirë duke u bërë ne më të mirë me njëri tjetrin...

Unë lutem për miqët njëjtë si për "ar-miqtë", dhe i shikoj në majat e lumturisë, fitoreve, shëndetit dhe suksesit, dhe ata e dijnë këtë sepse unë e di këtë.


188 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page