Kur kam pare shites cigaresh rruges, kam thene ky do behet biznesmen kur te ritet, kjo histori eshte e tille e cila eshte pjese e rrubrikes "“Heronjtë e fshehur të shoqërisë sonë"
Lexoni këtë histori dhe mos ndaloni asnjë moment së besuari se edhe ju mudn të arrini, përderisa jeni në kët faqe tani kjo ka një kuptim për ju...mos lejoni asgjë të vras ënderrën tuaj.
Bujar dhe Albina Shala Ju falënderojmë që u pajtuat të përgjigjeni intervistës sonë, Zoti ju bekoftë gjithmonë.
”Pyetja nr.1: Kur së pari ju filluat rrugën tuaj drejt lirisë, suksesit, pavarësisë, cilat ishin mendimet tuaja dhe qellimi juaj?
Unë kam filluar te punoje qysh ne moshën 13 veqare si shites i Cigareve . Ne ate kohe tek ne ne Kosovë ishte nje lufte per egzistence ,kam punuar per te ndihmuar familjen . Mendimet e Mia kane qene qe nje dite te behem financiarisht i pavarur.
Pyetja nr.2: Gjatë rrugës suaj ju keni hasur në shumë pengesa, çfarë ishte ajo që nuk ju lejoji të hiqnit dorë?
2. Pengesat kane qene te shumta dhe shum te medha. Mire Po vetebesimi qe kam pasur, kurre nuk me Ka lene Te ndorzohem.
Pyetja nr.3: Pse ju punoni aq shumë dhe nuk ju shikojmë se jeni ndalur ndonjëherë, nga e gjeni gjithë atë entuziazëm si është e mundur njeriu të qëndroj si ju, sepse shohim të rinjë në depression që në moshë të re, çfarë mendon se mund të ju ndihmojë atyre të mos ndalojnë?
3. Zakonisht punoje 12 ore ne dite Ka ndonje here qe edhe me shume . Punen qe e beje ne restoranet qe I posedojme me Gruan time I beje me shum vullnet e dua shum punen qe e beje , gjithmone e jap maximumin nga vetja ime qe klientet tone Te ndahen Te kenaqur me punen qe ne e bejme. Keshilla ime per te gjithe rinine Shqiptare pa marre parasysh Ku gjenden te punojne ta japin me te miren nga vetja e tyre se per gjdo pune qe njeriu ben nje dite do te shperblehet.
Pyetja nr.4: Kush ju ka inspiruar, kush ju ka ndihmuar, nga cili ju keni marrë këshilla që të jeni kjo që arritët sot?
4. Kam nje shpirt luftarak me inspirojne njerezit e suksese jem , ata njerez qe kan ate qe une deshiroje te keme dhe te behem. Nder ta jane edhe Mimoza dhe Avni Thaqi qe me kan inspiruar dhe keshilluar sa here qe kam pase nevoje.
Pyetja nr. 5: Çfarë mendoni ju se duhet të ndryshojë në shoqërinë tone që të bëhemi më të mire për veten dhe të tjerët?
Une mendoje se ne si shoqeri duhet te mesohemi qe mos Te keme zili se qfar Ka tjetri, por qe Te bashkohemi ne shkembimin e ideve dhe planeve se vetem ashtu mund Te arrijme ate qfare Te gjithe deshirojme “ Deshiroja tjetrit ate qe deshiron per vete , ndihmoje Te tjeret pa kushte sepse nganjehere vetem nje fjale qe tu nuk te kushton asgje per tjetrin Ka vlere shum te madhe.
13,07,2020 USA
Intervistoi Ney Zara, anetare ne Iam Power
Comments