Iam Power

fullDatetime-to-read.short-label

I vura vetes nje qellim TË BËHEM FOLËSE MOTIVUESE  për të inkurajuar njerëzit...

Heroinat e diteve te sotme nuk jane armatosura me shpata e thika, a arme te ftohta por armatim e kane fjalen e mire, falenderimin, mirenjohjen...

Sot po paraqesim Para Jush, Trajneren e Motivimt Besire Perolli, e cila me shpirtin e saj të çiltër, fjalën e saj të fuqishme po ndikon pozitivisht në shoqërinë tonë.

Duke e falenderuar qe mori kohën të ndaj me ne historine e saj të suksesit, ju inkurajojme të lexoni fjalët e saj gjithë dashuri e vetëbesim...

Viti 2o15 ishte viti i ktheses në jetën time ,atëherë kur u bëra anëtare e klubit të suksesit UNË JAM FUQIA.

Aty gjeta shum informacione të fuqishme që më ndihmuan të eci në rrugën e suksesit ,lirisë dhe pavarësisë . I vura vetes nje qellim TË BËHEM FOLËSE MOTIVUESE  për të inkurajuar njerëzit të rrisin vetbesimin dhe paqen shpirtërore VULLNETI I MADH DHE KËMBNGULJA 

Ishte një zë i mbrendshëm që më thoshte se unë mund të bëjë diçka të madhe në jetë ,dhe nuk më linte  të hiqja dorë .

Duke i praktikuar informacionet çdo herë e shihja fuqinë time duke u rritur.

Duke ndarë ato me tjerët  arrita sukses dhe lumturi shpirtërore. Punoj shum sepse e dua veten, familjen dhe jeten.

Jeta është një dhurat e bukur.

Për të jetuar jeten e  një fitimtari kërkohet punë ,dashuri,besim ,guxim e sakrific. Mua më ka inspiruar shum mentorja e  zhvillimit personal Mimoza Thaqi .

I JAM MIRËNJOHËSE PAFUND. Ajo më ka ndihmuar shum të arrij këtu ku jam sot .

Po ashtu dhe leximi i librave motivues dhe  pjesmarrja në seminare. Duhet punuar secili me veten  dhe familjen .

Problemi më i madh në shoqërinë tonë është vetdija e ulët dhe mosmarrja e përgjegjësisë.

Prandaj  ka ardhur koha që njerëzit   të zgjohen ,të marrin përgjegjesi për fjalët ,mendimet e sjelljet .

Të largojnë zakonet e vjetra negative si fajsimi,ankimi ,zvarritja ,lakmia xhelozia dhe egoizmi e të ndjekin zakone të reja pozitive.

MIRËNJOHJA  DASHURIA  BESIMI dhe FALJA janë vlera njerëzore që na ndihmojnë të ndihemi mirë me veten dhe tjerët.

Besire Perolli

Trajnere Motivuese

Intevistoi Ney Zara

anetare e Nivelit 3 Ne Iam Power

Aplikoni për seance konsultative si edhe ju te beheni Trajnere e Motivimit

©‌ ‌Copyright‌ ‌MMXX‌ ‌Iam‌ ‌Power‌ ‌Part‌ ‌of‌ ‌Sun‌ ‌and‌ ‌Stars‌ ‌Corporation

    5790
    20