Heroinat e diteve te sotme nuk jane armatosura me shpata e thika, a arme te ftohta por armatim e kane fjalen e mire, falenderimin, mirenjohjen...
Sot po paraqesim Para Jush, Trajneren e Motivimt Besire Perolli, e cila me shpirtin e saj të çiltër, fjalën e saj të fuqishme po ndikon pozitivisht në shoqërinë tonë.
Duke e falenderuar qe mori kohën të ndaj me ne historine e saj të suksesit, ju inkurajojme të lexoni fjalët e saj gjithë dashuri e vetëbesim...
Viti 2o15 ishte viti i ktheses në jetën time ,atëherë kur u bëra anëtare e klubit të suksesit UNË JAM FUQIA.
Aty gjeta shum informacione të fuqishme që më ndihmuan të eci në rrugën e suksesit ,lirisë dhe pavarësisë . I vura vetes nje qellim TË BËHEM FOLËSE MOTIVUESE për të inkurajuar njerëzit të rrisin vetbesimin dhe paqen shpirtërore VULLNETI I MADH DHE KËMBNGULJA
Ishte një zë i mbrendshëm që më thoshte se unë mund të bëjë diçka të madhe në jetë ,dhe nuk më linte të hiqja dorë .
Duke i praktikuar informacionet çdo herë e shihja fuqinë time duke u rritur.
Duke ndarë ato me tjerët arrita sukses dhe lumturi shpirtërore. Punoj shum sepse e dua veten, familjen dhe jeten.
Jeta është një dhurat e bukur.
Për të jetuar jeten e një fitimtari kërkohet punë ,dashuri,besim ,guxim e sakrific. Mua më ka inspiruar shum mentorja e zhvillimit personal Mimoza Thaqi .
I JAM MIRËNJOHËSE PAFUND. Ajo më ka ndihmuar shum të arrij këtu ku jam sot .
Po ashtu dhe leximi i librave motivues dhe pjesmarrja në seminare. Duhet punuar secili me veten dhe familjen .
Problemi më i madh në shoqërinë tonë është vetdija e ulët dhe mosmarrja e përgjegjësisë.
Prandaj ka ardhur koha që njerëzit të zgjohen ,të marrin përgjegjesi për fjalët ,mendimet e sjelljet .
Të largojnë zakonet e vjetra negative si fajsimi,ankimi ,zvarritja ,lakmia xhelozia dhe egoizmi e të ndjekin zakone të reja pozitive.
MIRËNJOHJA DASHURIA BESIMI dhe FALJA janë vlera njerëzore që na ndihmojnë të ndihemi mirë me veten dhe tjerët.
Intevistoi Ney Zara
anetare e Nivelit 3 Ne Iam Power
© Copyright MMXX Iam Power Part of Sun and Stars Corporation
Комментарии