Nëse jeni mirënjohës për gjërat që zotëroni, qofshin këto edhe të vogla, ato do të shumëfishohen.
Mirënjohja fillon me një fjalë të vetme “Faleminderit” por duhet të burojë nga thellësia e zemrës. Sa më shumë të thuani “Faleminderit”, me gjithë zemër aq më shumë dashuri jepni.
Duhet të jeni mirënjohës për gjërat të cilat I keni pasur në të kaluarën, për cdo gjë që keni në të tashmën, dhe për të gjitha që dëshironi në jetë, edhe pse nuk i keni akoma.
Ju nuk ushqeni dashuri, nëse nuk jeni mirënjohës për atë që keni pasur apo atë që keni. Kështu ju nuk e keni fuqinë të ndryshoni asgjë nga rrethanat në të cilat ndodheni,.
Në të kundërtën, kur ju jeni mirënjohës për gjithçka që keni pasur, ato vetëm se shumëfishohen.
Mirënjohja jo vetëm që shumëfishon gjithçka të mirë, por, njëkohësisht eliminon gjithçka negative.
Pavarësisht situatës së vështirë në të cilën gjendeni, ka gjithmonë diçka, për të cilën mund të jeni mirënjohës, në këtë mënyrë e forconi dashurinë dhe eliminoni ndjenjat negative.
Besa Hasani
Trajnere motivuese
Akademia e suksesit “I am Power”
Për cdo informatë mund të lajmëroheni:
https://www.facebook.com/besa.hasani.186
e-mail: besakahrimanih@gmail.com
♥️♥️
❤️❤️❤️❤️👏👏👏Bravo Besa Faliminderit
❤❤🙏
🙏🌟🏆
💐💐
❤❤❤