Kohërat kur ndiheni të ngecur,janë shenjë nga zemra dhe shpirti juaj se keni ndaluar së rrituri dhe provuari gjëra të reja.Kjo do të thotë se është koha për të dalë nga zona juaj e sigurisë dhe të filloni të ëndërroni përsëri.Por nuk flasim për ëndrrat që keni ndërsa jeni në gjumë.
Unë dua që ju të filloni të ëndërroni në mëngjes.Me siguri po mendoni: "Ç'farë dreqin do të thotë kjo,?" Eshtë e thjeshtë - Filloni të shkruani ëndrrat,dëshirat çdo mëngjes. Mos i gjykoni, qeshni me to,thjesht shkruani gjithçka që ju thotë zemra juaj.Ju i aprovoni ëndrrat vetes tuaj duke i shkruar ato. Fillon të ndryshojë atë që ju besoni se është e mundur.
Disa arsye pse ndiheni të bllokuar (disa zakonet të përditshme për ti ushtruar dhe ç'liruar)
Arsyeja pse ndiheni të mbërthyer është sepse ju mungon ndryshimi!
Çdo shtatë vite, në thelb you bëheni një person i ri sepse çdo qelizë në trupin tuaj është zëvendësuar me një të re.Truri juaj vazhdon të rritet derisa jetë të keni.Pra është e logjikshme që nevojat dhe dëshirat tuaja duhet të ndryshojnë gjithashtu. Provojeni këtë,çdo mëngjes shkruani pesë gjëra që dëshironi. Mos i gjykoni, mos i përqeshni dhe ti ndryshoni. Thjesht shkruani ç'farë t'ju thotë zemra juaj për të shkruar.
Nuk jeni të sigurt se çfarë të shkruani?
Pesë gjërat që mund të dëshironi mund të jenë ëndrrat tuaja më të thella, më të egra, më të mëdha ose thjesht diçka që ndjeni në zemrën tuaj. Mund të jetë diçka që dëshironi të blini, ose mënyra që dëshironi të ndiheni. Ose diçka që dëshironi të bëni. Ato mund të jenë të njëjtat çdo ditë, ose mund të jenë të ndryshme.Jepini leje vetes për të ëndërruar pa e mbajtur veten. Bëjeni ! Jepini vetes lirinë e plotë pa u kursyer.Vetja juaj e vjetër i ka thënë JO shumë herë ëndërrave tuaja.
Trajnoni mendjen tuaj për të thënë PO !
Me IAM POWER ju bëheni trajneri personal i vetes tuaj.
Marsida Toptani
Tiranë
Cel:00355 682081116

Jes
❤️❤️
bravo
Shuum bukur ❤️❤️
Marsi 🌟💞
Te lumt Drita jon je nummer 1❤️🥰😍😘
👏👏👏👏 you are amazing 👼🌟💕