Psikologët sugjerojnë praktikimin e "frymëmarrjes së qetësisë". Merrni frymë thellë me hundë, numëroni deri në katër, mbani frymën dhe më pas lëshojeni duke numëruar deri në katër. 10 frymëmarrje të tilla do të reduktojnë hormonin e stresit, kortisolin dhe pak minuta më vonë do të vini re që do të ndiheni më mirë.Për të ulur sa më shumë rrezikun e të qenit gjatë i/e shqetësuar, është e rëndësishme të kujtoni se pavarësisht situatës, jeta ka ende kuptim, prosperitet dhe gëzim. Këtë do ta gjeni nëse lexoni një libër, nëse provoni një recetë të re apo nëse flisni me njerëz me të cilët kishit kohë pa folur. Ndërto një rutinë të shëndetshme dhe niseni ditën me frymëmarrje të thella.
Ky ushtrim quhet "4x4" dhe kërkon së pari të qëndroni drejt.Mund të jeni në këmbë,të ulur ose shtrirë dhe të ndiqni këto hapa:
1-Merr frymë me hundë duke numëruar në mendje deri në 4 sekonda.
2-Mbaje frymën duke numëruar 4 sekonda.
3- Nxirre frymën me gojë përgjatë 4 sekondave.
4-Pas frymënxjerrjes,qëndro pa frymë 4 sekonda.
Vijo me 4 hapat duke i përsëritur në total 10 herë
Burimi:Menaxhimi Krijues
Faliminderit shummmmm zemra jeme