Në eksperiencën time 17-vjeçare si ish-studente, si aplikante, si e punësuar, dhe tashmë si e vetë-punësuar, por edhe si mikeshë dhe kolege e shumë punëdhënësve të tjerë të cilët drejtojnë kompani shumë të mëdha në vend kam arritur në një përfunfim të vetëm por me rëndësi jetike për jetgjatësinë e një biznesi i cili ndërtohet me shumë frymë dhe mund.
Asnjëherë mos punoni lirë ose Badjava!
Gjatë përvojës time si këshilluese e certifikuar për zhvillimin personal pranë platformës Unë Jam Fuqia jam përballlur pothuajse çdo ditë me një mentalitet më shumë se naiv ,të kërkuarit vetëm shërbime FALAS,ose sa më lirë të jetë e mundur! Patjetër që Iam Power ju dedikon një hapsirë të çmuar të trajnimeve Falas,por të kërkosh vazhdimisht shërbime falas është më shumë se marrëzi.
Të mos harrojnë se gjithçka ka një çmim, asgjë nuk është falas.Të shërbesh falas apo lirë është Hipokrizi dhe ndikon në Uljen e Performancës personale!
Pse Hipokrizi? – Sepse çmimi nuk duhet të jetë asnjëherë në parim ‘Qëllimi’ për të ‘Kënaqur’ klientin, por “Vleresim Real” i mundit, kohës dhe ekspertizës tënde.
Pse Ulje Performance? – Sepse duke mos u vleresuar aq sa duhet koha dhe mundi, detyrimisht do ketë demotivim gjatë procesit të punës, çka mund të sjellë edhe mos korrektësi në vijim.
Te dyja këto ndikojnë edhe në ‘Perceptimin dhe Vleresimin e Klientit’ për ty si profesionist dhe si rrjedhoje, besimi, vleresimi dhe bashkpunimi do jetë i një niveli më të ulët. (Kush do të dontë të punonte me një profesionist që vlen pak?)
Pra: As me lirë por dhe as më shtrenjtë …por gjithnjë aq sa duhet të jetë, dhe secili do jetë në rregull me ju dhe ju me ata. Me vleresimin e duhur të punës tënde, ndoshta do mund të motivohesh që të ofrosh edhe më shumë së sa të kerkohet që të bësh! Kështu do krijosh diçka më tepër cilësore dhe atëhere klientit ky çmim (sado qoftë) mund ti duket shumë e shumë herë më i vogël! Pra, Mirë & Lirë ekziston vetëm në këtë sintezë: duke i shtuar vlerën punës tënde, nuk ka tjetër formulë!
Frymezuar nga M.Krijues