Mentori është një person që mund t’ju mbeshtesë, këshillojë dhe udhëheqë.Zakonisht ata marrin kohë për t’ju njohur juve me sfidat me të cilat po përballeni dhe më pas përdorin mirëkuptimin dhe përvojën e tyre personale për t’ju ndihmuar të përmirësoheni.Përfitimet nga trajnimi me një trajner për zhvillim personal janë të jashtëzakonshme. Unë jam njera nga të shumtat që e kam bërë këtë zgjedhje.Të gjithë vijmë në këtë botë të barabartë, por nuk jetojmë në mënyrë te barabartë.Pasi rritemi, jeta është përmbledhja e atyre që zgjedhim. Zgjedhjet tona mund të jenë miku ynë më i mirë , ose armiku ynë më i keq.Zgjedhjet janë rrënjët e çdo rezultatit tonë. Është koha të zgjoheni nga gjumi dhe të riktheni pushtetin tek vetja me një Mentor te arsimuar.Personalisht, nga dita që bëra këtë zgjedhje dhe mentorohem nga mentorët e mi , Mimoza dhe Avni Thaqi, unë mora përgjegjesi 100% për jetën time dhe riktheva pushtetin tek vetja ime. Memorizova module të reja për arritje të mirëqënies dhe faljes së dashurisë për veten, jetën dhe botës rreth meje.Nëse doni të jetoni pa frikë dhe ta fshhni nga memorja juaj përgjithmonë, zgjidh një mentor të arsimuar.Frika është krijuese e të gjitha dukurive negative si psh: stresit, depresionit,agresivitetit që humb ekuilibrin e qartësisë mendore dhe paqes shpirtërore.Unë flas nga pervoja ime, sepse për te marrë timonin e jetës ne duart tuaja zgjidh pa hezitim një mentor.Kur e keni nje mentor do te çliroheni nga e kaluara juaj e errët. Fal vehten tende dhe te tjerët,krijon paqen e brendshme dhe je i/ e lirë.PS: Sekreti i parë i suksesit është, të arrish besimin ne vetëvehte.Besues,dhurues,krijues dhe kurrë më i deshperuar, je njeriu më shpirtmadh.Pergatiti: Zejnepe Muçaj, Trajnere e Zhvillimit PersonalEmail:zejnepemuqaj@hotmail.com
top of page
To test this feature, visit your live site.
Edited: Feb 20, 2023
Riktheni Pushtetin Tek Vetja ,me një Mentor të Specializuar
Riktheni Pushtetin Tek Vetja ,me një Mentor të Specializuar
0 comments
Like
Comments
bottom of page