
✅ Vitamina C është e mirë për :
✅Shëndetin imunitar
✅Lëkuren
✅Trurin
✅Zemrën
✅Peshën
✅Eshtrat
Vitamina C e këshillueshme për efektet e koronavirusit
të vitaminës C mund të ndihmojnë në luftimin e koronavirusit (i njohur zyrtarisht si COVID-19).
PËRFITIMET NGA VITAMINA C
– Vitamina C si antioksidant: Vitamina C ofron mbështetje të rëndësishme antioksiduese, duke ndihmuar mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe efektet e radikaleve të lira, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në rigjeneremin e antioksidantëve tjerë në organizëm.
– Vitamina C për shëndetin e zemrës: Hulumtimet tregojnë se konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamin C mund të ndihmojnë në shëndetin e zemrës. Përfitimet kardiovaskulare nga Vitamina C mund të ndërlidhen me rolin e saj si antioksidant
– Përfitimet nga Vitamina C për humbje në peshë: Njerëzit me nivele adekuate të Vitaminës C oksidojnë 30% më shumë yndyrna gjatë ushtrimeve të moderuara sesa njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës C. Gjithashtu ekziston edhe një ndërlidhje mes niveleve të vitaminës C dhe masës trupore. Disa hulumtues besojnë se nivelet e ulëta të vitaminës C mund të ndikojnë në rezistencën e organizmit ndaj humbjës së peshës.

– Përfitimet nga Vitamina C për lëkurën: Marrja e sasive të larta të vitaminës C mund të ndërlidhet me efektet kundër plakjes, përfshirë zvogëlimin e paraqitjes së rrudhave dhe zvogëlimine tharjes së lëkurës. Këto përfitime pjesërisht mund ti atribuohen rolit të vitaminës C në sintezën e shëndetshme të kolagjenit. Ju gjithashtu mund të keni përfitime nga serumet e vitaminës C si dhe nga kremërat për lëkurë që përmbajnë vitaminë C.
– Vitamina C dhe L-Karnitina: L-Karnitina është amino acid që luan rol në prodhimine e energjisë. Organizmi ynë e prodhon në mënyrë të natyrshme, por nivelet e ulëta të Vitaminës C janë të ndërlidhura me prodhimin e ulët të këtij amino acidi të rëndësishëm.
– Vitamina C dhe neurotransmetuesit: Vitamina C është e nevojshmë për organizmin për të kryer reakcionin enzimatik që i sintetizon neurotransmetuesit norepinephrine nga dopamine, dhe nivelet e ulëta të vitaminës C mund të rrisin cenueshmërinë e indeve nga radikalet e lira dhe efektet e dëmeve oksidative.
– Vitamina C dhe metabolizmi i proteinave: Vitamina C luan rol në thyerjen e proteinave në organizëm.
– Vitamina C dhe përfitimet për meshkujt: Vitamina C është supplement i popullarizuar tek meshkujt për shkak të përfitimeve të shumta të cekura më lart, përfshirë përfitimet për lëkurën, shëndëtin e zemrës, metabolizmin e proteinave dhe përkrahjen antioksidative, por një hulumtim tregon se vitamina C mund të luajë rol pozitiv edhe në shëndetin seksual.
USHQIMET E PASURA ME VITAMINË C
Specat e kuq (95 mg për ½ e gotës)
Lëngu i portokallit (93 mg për ¾ e gotës)
Portokajt (70 mg në 1 portokall mesatar)
Lëngui i grapefrutit (70 mg për ¾ e gotës)
Kivi (64 mg në 1 kivi mesatar)
Specat e gjelbërt (60 mg në ½ e gotës)
Brokoli (51 mg për ½ e gotës së brokolive të gatuara)
Dredhëzat (49 mg për ½ cup)
Lakra e brukselit (48 mg për ½ e gotës)
Shumë fruta dhe perime tjera
Këtu mund te gjeni Vitamina dhe produkte të ndryshme 👉https://www.instagram.com/master.shqip/