✅Kalciumi është i nevojshëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve
✅Ndimon funksionimin e nervave
✅Forcon dhe relakson muskujt
✅Ul presionin e gjakut dhe ruan shëndetin e zemrës
✅Ul nivelet e larta të plumbit dhe fluorit tek fëmijët
✅Ul nivelet e fosfatit në njerëz më sëmundje te veshkave
Shenjat paralajmëruese të mungesës së kalciumit:
Tharja e lëkurës
Trupi e shfaq në lëkurë kur vuan nga mungesa e kalciumit. Lëkura pëson tharje të madhe preket nga probleme si ekzema apo psoriaza.
Lodhja
Mungesa e kalciumit manifestohet me lodhje ekstreme, mungesë energjie dhe plogështi të vazhdueshme. Rekomandohet të mos merrni pije energjie por të pasuroni regjimin tuaj ushqimor.
Depresioni
Kalciumi është thelbësor jo vetëm për humorin. Ai ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Sa më pak kalcium të merrni aq më të acaruar dhe të depresionuar do të jeni.
Pagjumësia
Gjatë gjumit, nivelet e kalciumit luhaten ndjeshëm. Në këto orë, trupi pëson rënien më të madhe të nivelit të kalciumit. Kjo do të prishë cilësinë e gjumit sepse kalciumi ka një rol të fortë në formimin e melatoninës, hormonit që na ndihmon të flemë.
Imuniteti i dobët
Kalciumi luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Mungesa e tij e bën trupin më të dobët dhe më të brishtë ndaj baktereve. Kësisoj ju do të sëmureni më shpesh nga e ftohura dhe gripi.
Vështirësi në gëlltitje
Mund të duket e çuditshme, por mungesa e kalciumit shkakton vështirësi në gëlltitje. Kjo ndodh si pasojë e kontraktimit të keq të muskujve të fytit. Ndonjëherë gjërat përkeqësohen duke shkaktuar ndryshime edhe në të folur.
Dhimbje dhëmbi
Siç e thamë edhe më lart, pjesa më e madhe e kalciumit në trup ruhet tek eshtrat dhe dhëmbët. Mungesa e këtij elementi shkakton zverdhje, prishje dhe rënie të dhëmbëve.
Si të trajtoni mungesën e kalciumit
Çdo i rritur ka nevojë për 1000 mg kalcium në ditë. Kjo sasi mund të plotësohet duke ngrënë më shumë brokoli, barishte, salmon, sardele, peshk ton, djathë, qumësht, bajame, qiqrra, fasule dhe fara susami.
Për të garantuar një përthithje më të mirë të kalciumit duhet të merrni edhe vitaminë D e cila gjendet tek e verdha e vezës, gocat e detit, karkalecat e detit, kërpudhat, lëngu i portokallit dhe tërshëra./mapo

✅Vitamina D ka role të shumta në organizëm. Ajo ndihmon në:
✅ Përforcimin e kockave dhe dhëmbëve;
✅ Fuqizimin e sistemit imunitar;
✅Rritjen e aktivitetitdhe mirëqenien e sistemit nervor;
✅ Mirëfunksionimin e mushkërive dhe sistemit kardiovaskular;
✅Shprehjen e gjeneve të përfshira në zhvillimin e kancerit;
✅Uljen e problemeve të fertilitetit;

Shpesh e përmendur si “vitamina e diellit”, vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna që ruhet në mëlçi dhe indet yndyrore.
Arsyeja që vitamina D njihet me këtë përshkrim është sepse ajo sintetizohet nga kolesteroli kur lëkura juaj ekspozohet ndaj diellit.
Pavarësisht nga emri i saj, vitamina D nuk është një vitaminë, por një prohormon, ose pararendëse e një hormoni.
Cilat janë benefitet e vitaminës D? Vitamina D ka role të shumta në organizëm. Ajo ndihmon në: • Përforcimin e kockave dhe dhëmbëve; • Fuqizimin e sistemit imunitar; • Rritjen e aktivitetitdhe mirëqenien e sistemit nervor; • Mirëfunksionimin e mushkërive dhe sistemit kardiovaskular; • Shprehjen e gjeneve të përfshira në zhvillimin e kancerit; • Uljen e problemeve të fertilitetit;
1.Kocka të shëndetshme Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në përthithjen e kalciumit dhe mirëmbajtjen e niveleve të fosforit në gjak. Këta faktorë janë jetikë për ruajtjen e eshtrave të shëndetshme. Njerëzit kanë nevojë për vitaminë D, për të lejuar që zorrët të thithin kalciumin dhe të rimarrin kalciumin që veshkat sekretojnë. Mungesa e vitaminës D tek fëmijët mund të shkaktojë rakitizëm, gjë që çon në një pamje mjaft të ngjeshur për shkak të zbutjes së eshtrave. Në mënyrë të ngjashme, tek të rriturit, mungesa e vitaminës D manifestohet si osteomalacia, që rezulton në densitet të dobët të kockave dhe dobësi muskulore.
2.Sistem imunitar i fuqishëm Vitamina D ndihmon në parandalimin infeksioneve, duke përmirësuar aftësinë e trupit tuaj për të bllokuar bakteret e dëmshme dhe duke forcuar sistemin imunitar. Hulumtimet tregojnë se është e dobishme në parandalimin dhe trajtimin e tuberkulozit, psoriasis, ekzemës, infeksioneve të plagëve, gripit, infeksioneve të traktit urinar, madje dhe infeksioneve të syrit.
3.Mirëqenie e sistemit nervor Disa studime kanë treguar se vitamina D gjithashtu ndikon në aftësinë tonë për të marrë vendime, për t’u përqendruar dhe për tëruajtur informacionin. Studiuesit tregojnë se njerëzit me nivele më të ulëta të viaminës D rezultojnë më dobët në provimet e standardizuara, mund të kenë aftësi të dobëta në vendimmarrje dhe të kenë vështirësi me detyrat që kërkojnë përqendrim dhe vëmendje.
4.Risk i ulët për sëmundje kardiovaskulare Jo vetëm që marrja e mjaftueshme e vitaminës D është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të zemrës, por mungesa e saj mund të krijojë probleme serioze të zemrës. Hulumtimet tregojnë se mungesa e vitaminës D është e lidhur me një rrezik të shtuar të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë hipertensionin, atakun kardiak dhe sëmundjet ishemike të zemrës. 5.Mbron kundër kancerit Simptomat e mungesës së vitaminës D kanë lidhje me rritjen e rrezikut për zhvillimin e kancerit, veçanërisht atij të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës. Sipas hulumtimeve të publikuara në Frontiers in Endokrinology, vitamina D luan rol në faktorët që ndikojnë në rritjen e tumorit, diferencimin e qelizave dhe shumimin e tyre. Studiuesit kanë zbuluar se rritja e ekspozimit në diell dhe niveli i duhur i vitaminës D janë të lidhura me uljen në përmasë të tumoritsi dheuljen e vdekshmërisë në shumë lloje të kancerit. Sipas një studimi të botuar në American Journal of Clinical Nutrition, përmirësimi i vitaminës D dhe kalciumit zvogëlon ndjeshëm rrezikun e kancerit në gratë pas menopauzës.
6.Përmirëson Fertilitetin Para se të shikoni për trajtime të shtrenjta të fertilitetit kur përpiqeni për një shtatzëni, sigurohuni që nivelet e vitaminës D tuaj të jenë optimale. Studimet tregojnë se vitamina D luan një rol të madh në fertilitet, duke rritur nivelin e progesteronit dhe estrogjenit tek femrat ndërsa përmirëson cilësinë e spermës tek meshkujt.
Shenjat e mungesës së vitaminës D Dy nga simptomat më të zakonshme të mungesës së vitaminës D janë lodhja kronike dhe dhimbjet e përhapura në të gjithë muskujt dhe nyjet. Megjithatë, ka edhe disa simptoma të tjera si, infeksione të shpeshta dhe ftohjekronike, depresion,shërimi ngadalshëm i plagëve,dobësi e densitetit kockor,rënie e flokëve etj.
Ku mund të marrim vitaminë D? Ushqime të pasura me vitaminë D janë: • Peshku i egër me përmbajtje të lartë yndyrore (salmon, sardele, skumbri etj); • Vaji i mëlçisë së merlucit; • Vezët; • Qumështi dhe djathi; • Kërpudha të egra.
Mungesa e Kalciumit dhe vitaminës D janë me shumë pasoja sidomos për shëndetin kockor.
Diagnostikimi për mungesën e këtyre elementëve bëhen me anën e një ekzaminimi të thjeshtë laboratorik (shiko oferta për më shumë)
Çmimi:10.65 euro
☎️+38345151065
👉https://www.instagram.com/master.shqip/