Ky postim në blog është pjesë e trajnimit FALAS ne Iam Power
Mund të regjistroheni këtu në çdo kohe https://www.mimozapower.com/anetaret-iam-power
Te jeni te sinqerte me veten kur mendoni per ëndërrat tuaja një zë i bezdisshëm ngre kokë në mendjen tuaj ngadalë ! Janë këto mendime tinzare që vërshojnë në mendjen tuaj “Mendon se mund ta bësh atë? ose "Lëre fare jam shumë i moshuar për këtë" ose“Ti ke dështuar kaq shumë herë,cfarë të bën të mendosh se kjo do të jetë ndryshe? ” Këto mendime të vogla negative që vijne në kokën tuaj quhen besime kufizuese dhe jane pinjollët gënjeshtarë qe ju mbajnë të mbërthyer dhe të sigurt në kokën tuaj.Besimet kufizuese janë mendimet që shpërthejnë në Trurin tuaj dhe ju pengojnë të bëni gjërat që vërtet i dëshironi.Eshtë biseda negative me veten tuaj që ju ndalon sa herë që përpiqeni të shtyni veten jashtë zonës tuaj të rehatisë. Eshtë gjëja dekurajuese që dikush ju ka thënë në të kaluarën tuaj dhe që nuk mund të liroheni dot prej saj
Por si janë krijuar këto limitime?
E mbani mend kur keni qenë i/e vogël dhe dikush ju ka pyetur se çfarë doni të bëheni kur të rriteni? Ju ndoshta jeni përgjigjur me diçka emocionuese,një yll rroku, një lojtar profesionist,një aktor i famshëm. Eshtë e lehte të ëndërrosh në përmasa të mëdha kur je i ri sepse bota nuk perceptohet si një vend i frikshem.A e dini se fëmijëve ju thuhet “JO” 400 x në ditë? Nuk është çudi që e kemi kaq të lehtë ti themi vetes "JO"! Ndërsa vitet shkojnë përvojat tuaja jetsore kontribuojnë në besimet tuaja kufizuese.Ndoshta keni folur në klasë dhe jeni ndjerë të turperuar, dhe i keni thënë vetes që nuk keni ndonjë gjë të vlefshme për të thënë për 30 vitet e fundit. Ju mund të keni jetuar një marrëdhënie të tmerrshme ku ju thanë se nuk ishit të vlefshëm dhe filluat t'i besonit. Ndoshta ju jeni pushuar nga puna ose dhe mendoni se nuk jeni aq i zgjuar sa duhet.Ndërsa rriteni ato mendime negative bëhen mënyra juaj e paracaktuar e të menduarit.Ato bëhen zakone modele te rrënjosura ne te pa ndërgjegjshmen tuaj. Këtu është pjesa vërtet e ndërlikuar: Ato besime kufizuese do të ndikojnë në mënyrën se si veproni dhe ju besoni se janë e vërteta juaj.Ne të gjithë e mbajmë këtë bagazh me vete, por ju nuk keni pse t'u jepni peshë dhe rëndësi. Ju keni një zgjedhje për të bërë. Ju ose mund t'i nënshtroheni mendimeve tuaja të paracaktuara dhe vazhdoni t'i përsërisni ato ose ti transformoni ato me nje synim. Ju mund të mendoni por çfarë ka të bëjë kjo me ëndrrat e mia? Absolutisht Gjithçka ! Ju nuk do të arrini askund nëse jeni i zënë me brohoritje kundër vetes. Eshtë koha të luftoni kundër gënjeshtrave që po i thoni vetes në mënyrë që të keni jetën që keni ëndërruar gjithmonë.
Hapi i parë është të pranoni se cilat janë besimet tuaja kufizuese dhe te filloni rrugën e transformimit te tyre .Në Iam Power do të pajiseni me truqe të thjeshta, por tepër të fuqishme mendore që do t'ju ndihmojë të filloni të riprogramoni trurin tuaj. Gjithçka ka të bëjë me zotërimin e aftësive për të ndërruar mendimet tuaja negative, të ngulitura me ato të reja pozitive.Ne përfundim ju inkurajojmë të dëgjoni këtë video të fuqishme,do tju marre vetëm 9 minuta nga koha juaj e cmuar “Si të Ndryshoni Jetën tuaj? ”
Marsida Toptani
Iam Power
Tirane Shqiperi
Cel:00355682081116
Email:toptanimarsida@gmail.com
Po ke shume te drejte.
Faleminderit❤ E mira eshte te jemi te vetedijshem per limitimet tona sepse jane ato mendimi dhe besime qe luhen over and over ne koken tone.
Bravo Marsi per kete mesazh shkundes ose zgjimi do e quaja une me fjalet e mia!😘