top of page
2023.PNG

Cdo mengjes I thoja vetes “ti ke lindur per te punuar ne radio dhe televizion”.

Historia e sotme e rubrikës “Heronjtë e fshehur të shoqërisë sonë" besojmë se do të ju inkurajojë ta dëgjoni thirjen tuaj që ju flet çdo ditë.
Është intervista e Iam Power me Redi Myftarin i cili realizoi ëndërrën e tij të fëmijërisë dhe tani jeton dhe punon si gazetar në SHBA.
Duke falenderuar shumë Redin për fjalët e tij inspiruese i dëshirojmë të arrij gjithë qëllimet e tij jetësore...

”Pyetja nr.1:Kur së pari ju filluat rrugën tuaj drejt lirisë, suksesit, pavarësisë, cilat ishin mendimet tuaja dhe qellimi juaj?

Pershendetje . Kur une kam nisur rrugetimin tim ne boten e medias isha fare I vogel , femije mund te them . Kur isha vetem 12 vjec me lindi deshira per tu bere pjese e medias. Nuk kisha shume ide se si do arrija atije Por kisha vetem deshiren e madhe qe duhet Ta beja realitet. Forca e pasionit eshte magjike . Mendoj se ishte ajo magji qe e beri endrren time te kthehej ne realitet. Te gjithe mendonin se ishte e pamundur qe nje femije mund Te punonte ne media ne ate periudhe. Pasi ishin shume pak media private ne ate kohe dhe konkurenca ishte e larte dhe cilesore ne ate periudhe kohore.

Pyetja nr.2:Gjatë rrugës suaj ju keni hasur në shumë pengesa, çfarë ishte ajo që nuk ju lejoji të hiqnit dorë?

Shume pengesa kam hasur vertet. “Pengesa” me e madhe ishte mosha ime , vec 12 vjec. Njerzit e kane te veshtire Te marrin seriozishte nje 12 vjecar qe kerkonte te behej gazetar . Degjoja shpesh shprehjen “je I vogel , kur Te rritesh dhe pak eja perseri”.  Por ajo qe nuk me lejoje kurre te dorezohesha ishte forca e pasionit. Cdo mengjes I thoja vetes “ti ke lindur per te punuar ne radio dhe televizion”. 


Pyetja nr.3:Pse ju punoni aq shumë dhe nuk ju shikojmë se jeni ndalur ndonjëherë, nga e gjeni gjithë atë entuziazëm si është e mundur njeriu të qëndroj si ju, sepse shohim të rinjë në depression që në moshë të re, çfarë mendon se mund të ju ndihmojë atyre të mos ndalojnë?

Kur ben punen qe dashuron eshte sikur ske punuar asnjehere . Nuk e shikoje si pune por si pjese te jetes time . E vetmja gje qe me lodhte ishte kur kisha investuar shume nga vetja per te nxjerr nje program te bukur Por ishin disa element anesor do ti quaja qe ngadalsonin “vrapimin” tim. Psh mungesa e bazes materiale dhe teknologjike apo burimet njerezore. Keto jane gjera qe nuk varen nga gazetari apo drejtuesi I emisionit. Media neper qytete perballet me veshtiresi te shumta financiare. Qe prej kohes qe isha ne Shqiperi shume media me veshtiresi rezistonin dhe shume Te tjera u mbyllen ose trasmetonin vetem muzike dhe filma. 

Pyetja nr.4: Kush ju ka inspiruar, kush ju ka ndihmuar, nga cili ju keni marrë këshilla që të jeni kjo që arritët sot?

Nuk kam patur nje person qe me inspironte nuk kisha ndonje idull. Kisha shume personazhe qe I kisha perzemer qe mund te perfitoja dicka nga eksperienca e tyre . Radio televizioni publik krijoj nje brez me gazetar qe ishin shembull per mua . Por patjeter duke e nderthurur cdo gje me tendencat me te reja te te berit te medias bashkohore. 


Pyetja nr. 5: Çfarë mendoni ju se duhet të ndryshojë në shoqërinë tone që të bëhemi më të mire për veten dhe të tjerët?

Me e rendesishmja eshte te kemi respekt per ate qe duam te bejm . Te respektojme pasionin, aftesin dhe integritetin e te tjereve.


Nuk mund Te jesh kurre I suksesshme nese nuk duartroket per suksesin e te tjereve.

Ne nje bote kaq egoiste, egoistet kane tendence te shkatrrojne njeri tjetrin. Kurse ata qe duan Te miren e tyre dhe gezohen per te miren e te tjereve jane pikerishte ata qe do te jetojne gjithmon te lumtur .


Redi Myftari


#radiofieri107.2 🇮🇹





530 views0 comments
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page