top of page
2023.PNG

Biografia e Trajneres Motivuese Mirvete Berisha , lexo me shume ne linkun...

Mirvete Berisha

Lindur ne 1 tetor 1979 në Decan-Kosovë

Shkollën fillore e kam kryer në Prapacan-Decan ne 1995

Shkollën e mesme e kam kryer për mjekesi në Pejë në 1999

Me të përfunduar studimet ,po në të njëjtin vitë kam filluar punë si infermiere në qendrën e mjekësisë familjare në Prapacan-Decan ku vazhdoj të punoje pa ndërprerje deri në ditët e sotme.

Gjatë kësaj periudhe krahas punës filluan edhe avancimet,ngritjet profesionale përmes trajnimeve,seminareve dhe angazhimeve të shumta për të përcjellur zhvillimin dhe avancimin e mjekësisë moderne bashkohore.

PUNESIMI:

Në 05.04.2000 certifikohem nga UNFPA me titullin Shëndeti Riproduktiv

Nga 2005 – 2006 kam përfunduar trajnimin për Ngritje Profesionale të Infermeierisë Familjare

Në 14.12.2015 certifikohem me Këshillimin për te Ushqyerit e Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël

Në 04.02.2016 certifikohem me Teoritë dhe Praktikat Infermierore me Kujdesin Parësore Shëndetësore në Kosovë me TRE MODULE

Në 16.07.2016 certifikohem për Mbrojten Themelore Emergjente të jetës AED- CARDIAC ARREST

Në 27.10.2016 certifikohem për Metastazat e Kancerit të Gjirit

Në 05.05.2017 certifikohem nga Oda e Stomatologëve të Kosovës Shendeti Oral

Në 29.04.2017 certifikohem për Kujdesin Paliativ

Në 24.01.2019 certifikohem: Pacienti në Qendër të Sistemit Shëndetësor te Profesionistët Shëndetësor

Në 18.12.2019 certifikatë nga AMC Vizitat në Shtëpi



Gjenocidi Serb i viteve 90 më detyroj qe ti shërbeja vendit tim,edhe pse isha një adoleshnte, e pa përgatitur profesionalisht, la tek unë një traumë emocionale. Duke pasur parasysh se mosha ime ishte shum e re edhe puna që bëja në pastrimin e plagëve të njerëzve të plagosur , vuajtjet e tyre edhe deri në shërimin e tyre për mua ishte e pa përballushme në raste të caktuara. Gjë e cila shkaktonte përkeqësim të gjendjes emocionale edhe dita ditës vinte e shtohej, traumat që për të cilën e kam bartur dhe mbajtur në vete nga brenda . Derisa edhe fillojë e rëndohej gjëndja ime emocionale në raste të caktuara.

Derisa një ditë krejt rastësisht u njoha me I’AM POWER e cila më riktheu lirinë shpirtërore që e kisha humbur prej vitesh.







TRAJNIMET QE KA MARRE PJESE, JANE SI VIJON:

Në 12.12.2020 bëhem anëtare në I’AM POWER

Në 14.02.2021 kryej trajnimin harmonia në familje

Në 25.02.2021 sfida 21 ditore për të dashur veten

Në 01.03.2021 certifikohem per nivelin e parë I’AM POWER

Në 06.03.2021 filloj kursin për trajnere motivuese

Në 09.03.2021 filloj trajnimin deklro fuqinë tuaj

Në 23.03.2021 certifikohem për nivelin e dytë I’AM POWER

Në 02.06.2021 certifikohem në nivelin e tretë I’AM POWER

Në 22.04.2021 trajnim zoom Mirnjohja dhe rëndesia e saj

Në16.05.2021 certifikohem për trajnere motivuese

Në 26-27-28 .06.2021 trajnim Lirimi i limitimeve lëre detin të të lirojë


Krahas punës shkollimit e trajnimeve jam edhe nënë e 3 femijeve të cilët po rriten shkollohen,dhe edukohen nga një nënë e pëkushtuar me tërë qenien e saje njerëzore.


Përtej kësaj dëshira dhe humanizmi për të tjerët do të jetë synim parësorë për tërë jetën.





383 views0 comments

Recent Posts

See All
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page