top of page
2023.PNG

Krenaria e tepruar dhe mendjemadhësia...

Një nga armiqtë më të mëdhenj të lumturisë dhe suksesit ështe Kryelartësia Sjellja që mund të shkaktoj pasojat më shkatërrimtare si në jetën familjare ashtu dhe karrierën profesionale është Krenaria, që njihet edhe si mendjemadhësi.

Në jetën time kam vuajtur pasojat e kësaj vetie neveritëse të cilën e shoh gati te çdo njeri që takoj çdo ditë.


Krenaria e tepruar dhe mendjemadhësia...

"Krenaria e tepruar duket si Djall i Shëmtuar."


Ndonjëherë më ka rastisur që dikujt ti jap një kompliment për punën që ka kryer dhe duke u munduar ta këshiloj edhe i kam dhënë kurajo e guxim të filloj të nxjer në pah madhështinë e tij apo të saj, mirëpo kur ata arinin në pikën e krenarisë dhe mendjamadhësisë asgjë më nuk vlente nga këshillat dhe unë tërhiqesha sepse nuk mundja më të ndihmoja, sepse e di se nuk duhet ti ndihmoj askujt që nuk kërkon ndihmë.


Dhe nuk dua ata të rëzohen, por kryemadhësia do ti bëj të rëzohen si më bëri dhe mua jo një herë por shumë herë gjatë jetës sime....Nuk ka më keq se kur të duket vetja se flet me yjet, se ke kapur vazon me flori e mendon se gjithnje vetëm do të fitosh.


Ja dhe nje shembull i shkëputur nga një libër që lexoj kohëve të fundit...


Ne vitin e 2002 Michell Kuan, kampione botërore, ishte pretendente e padiskutueshme për çmim. Mëngjesin e një dite më pare gazetarja i mori një intervistë për the today show,, duke e pyetur se përse i kishte dhënë fund marëdhënies së saj me trajnerin i cili e kishte stërvitur prej shumë kohësh para lojrave olimpike. Mishela iu përgjigj se donte ti tregonte botës se ishte e zonja të fitonte vet, pa ndihmën e një trajneri. Keti vuri re se në vendin e trajnerit do të qëndronte babi i patinatores. Mishela u përgjigj po por jo si trajner vetëm si mbështetje. Në çast unë u ktheva nga ime shoqe dhe i thash nuk do të fitojë- pse mendon kështu ma ktheu shenon.-Sepse në themel të vendimit të saj ka vendosur Mendjemadhësinë....ajo do të rrëzohet.


Dtth Mishela donti ti bënte të ditur botes se ajo dhe vetem ajo ishte çelesi i fitoresi së saj dhe jo strategjia e trajnerit dhe as mjeshria e tij.Për fat të keq ashtu si e parashikova dhe unë atë mbrëmje në mes të ngjarjes më të rëndësishme të jetës së saj, Mishela u rëzua. Kështu, ajo humbi një gur të çmuar në kurorën e karierës medalien e Artë Olimpike.Po atë natë unë pash një patinatore 16 vjeçare nga SHBAtë e cila quhej Sara Hjugs tek sa pregaditej per konkurim në pistën e akullit.

E vura re ndërsa bashk me trajnerin po bënin një bisedë të minutës së fundit. E shihja të përqëndruar në sytë e trajnerit duke ia përpirë fjalët, ajo tundi kokën, i ndriti fytyra dhe reshqiti në pistë.-Shikoje,-i thash sime shoqeje-ajo sot do të jap shfaqen e jetës së saj.SHanoni pyeti: po ti nga e di?-SHikoje sa e bindur tregohet. E thith këshillën e trejnerit si sfungjer.

Asaj nuk i shkon mendja se ka ndonjë mundësi fitoreje, prandaj është në tension. Ajo dë të dalë do të argëtohet do të bërë çfar ka më shumë për zemër, dhe do të përpiqet të interpretoj si asnjëherë.Ashtu ndodhi vërtetë. Në fakt ajo bëri një hedhje katërshe aq të vështirë që asnjë patonatore femër në garë se kishte provuar. Ajo e realizoi përsoshmërisht jo një, por dy herë. E meritoi medaljen.E tregova keët jo pëtr të kritikuar Mishel ajo ishte shumë herë kampione e botës dhe figure am dhe e patinazhit srtistik.Synimi im është tregoj se veprimi i Misheles është një shembul i pasojave që sjel mendjemadhësia, ndërsa sjellja e Sarës tregon frytet që sjel MODESTIA.

Kur lexova kete te fundit mu mbushen syte me lot e trupi me kokriza sepse njoh shumë njerëz të këtij lloji!

DHe thash ah Naim, Noli, Faik e Tereza ku jeni te ringjalleni dhe të shikoni se ku na solli e ku na dërgon kryemadhësia...

Ah sa shumë defekte kemi...e sa të mençur mbahemi se jemi!!!!

Shpresoj se do të analizoni veten a jeni të përfshirë nga ky armik i suksesit dhe lumturise suaj,,,MENDJEMADHESIA...


Nese e zbuloni se e keni do të mund ta kuroni, nëse nuk e shikoni veten se ku jeni tëherë më vjen shumë keq për ju...


Nëse jeni modest

Shihemi ne sukses

Mimoza Thaqi

Published by Mimoza Taqi · October 2, 2014 at 1:11 AM




551 views0 comments

Recent Posts

See All
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page