Një djalosh i rreckosur, shitës gazetash, qëndronte në trotuar dhe me gojëhapur i afrohet një biznesmeni, kur ai doli nga automjetij i tij. E ndoqi më pas deri te zyra e tij. "Sa i lumtur do të isha - nëse unë do ta kisha një makinë të tillë", - i thonte vetvetes gazet-shitësi! Kurse biznesmeni, teksa qendronte i ulur në kulltukun e zyrës së tij, mendonte; "sa i lumtur do të isha sikur të mund të shtonte në llogarinë e tij bankare edhe një milion dollarë"! Vetëm në këtë mënyrë mund të ndihej i përmbushur. "Kullota është gjithmonë më e bukur dhe më e shijshme në anën tjetër të gardhit" - thotë gomari, duke zgjatur qafën e tij, në përpjekje për ta arritur atë. Një burrë i martuar sheh me ndrojtje disa zonja të bukura me fustana prej dantelle në rrugë, dhe mendon; "sa fatlum do të isha nëse gruaja e ime do të ishte e bukur si ato". - Ndoshta gruaja e tij është shumë më e bukur, por ai nuk e sheh atë bukuri, sepse "kullota është gjithmonë më e gjelbër në anën tjetër të gardhit" - sipas gomarit! (Napoleon Hill)
top of page
bottom of page
Comments