Kush mund të përfitojë më shumë nga filozofia e “Ligjit të Suksesit”?
Porositë ne email mimoza88@yahoo.com, ju dergojme menyren e pageses dhe ju postojm librin ne adresen tuaj!
RROGËTARËT, të cilët duan të rritet fuqia blerëse në tregun ku ata shërbejnë, sepse do të kenë një leverdi më të madhe për veten.
SHITËSIT, të cilët duan të bëhen mjeshtër në fushën e tyre. Filozofia e “Ligjit të suksesit” njeh çdo ligj të shitjes dhe përfshin shumë karakteristika që nuk përfshihen në kurse të tjera.
MENAXHERËT E FABRIKAVE INDUSTRIALE, që përmes këtyre leksioneve do ta kuptojnë vlerën e harmonisë me punëtorët e tyre.
TREGTARËT, të cilët duan që biznesi i tyre të tërheqë sa më shumë klientë. Filozofia e “Ligjit të suksesit” do ta ndihmojë çdo tregtar të rritë biznesin e tij, duke e mësuar atë të bëjë më mirë reklamimin e mallit për çdo konsumator që vjen në dyqanin e tij.
AGJENTËT E AUTOMJETEVE, të cilët duan të rritin forcën shitëse te shitësit e tyre. Pjesa më e madhe e kursit të “Ligjit të suksesit” u zhvillua nga përvoja dhe eksperienca e shitësve më të mëdhenj të automjeteve në botë dhe ky libër është një ndihmë e pazakontë për menaxherët e shitjeve dhe do t’u vijnë më mirë në ndihmë shitësve të automjeteve.
AGJENTËT E SIGURIMEVE TË JETËS, që duan të shesin polisat e sigurimit jetësor dhe të rrisin sigurimin e atyre që kanë blerë sigurime. Një shitës sigurimesh jetësore nga Ohajo i ka shitur pesëmbëdhjetë mijë dollarë polisa një zyrtari të “Central Steel Company”, si rezultat i leximit të leksionit “Të fitosh nga dështimet”. Po ky, pra i njëjti shitës, u bë një nga yjet e stafit të kompanisë “New York Life Insurance Company”, si rezultat i trajnimit nga “Ligji i suksesit”.
MËSUESIT NËPËR SHKOLLA, që duan të arrijnë në majat e profesionit të tyre, ose ata të cilët shohin mundësinë për të hyrë në fusha të tjera më përfituese në jetën e tyre.
STUDENTËT, ata të kolegjeve dhe ata të shkollave të larta, të cilët janë të pavendosur se cilën rrugë jetësore të marrin si profesion të tyre jetësor. Kursi i “Ligjit të suksesit” përmban një analizë të plotë personale, që i ndihmon studentët e filozofisë për të përcaktuar punën për të cilën ai ose ajo përshtatet më shumë.
BANKIERËT, të cilët duan ta zgjerojnë biznesin e tyre përmes metodave më të mira të shërbimit ndaj klientëve të tyre.
NËPUNËSIT BANKARË, të cilët janë ambiciozë për t’u përgatitur për pozita më të larta në fushën bankare, ose në ndonjë industri komerciale.
MJEKËT DHE DENTISTËT, të cilët dëshirojnë ta zgjerojnë veprimtarinë e tyre pa shkelur etikën e profesionit të tyre drejtpërdrejt nga reklamat. Një mjek i shquar ka thënë se kursi i “Ligjit të suksesit” ka vlerën e 1000 dollarëve për secilin profesionist,mashkull ose femër dhe është i përgatitur profesionalisht me etikën e reklamimit.
PROMOVUESIT, të cilët duan të zhvillojnë kombinime të reja në biznes dhe industri. Parimet e përshkruara në këtë hyrje thonë që kanë krijuar pasuri ata njerëz, të cilët i shfrytëzuan bazat e këtyre parimeve për promovimin e pasurive të patundshme.
SHITËSI I PASURIVE TË PATUNDSHME, që do metoda të reja për promovimin e shitjes. Kjo hyrje përmban përshkrime për metoda të reja për shitjen e pasurive të patundshme, plan i cili, me siguri, bën të pasur atë që e përdor. Ky plan mund të praktikohet në çdo shtet. Për më shumë, mund të përdoret edhe nga njeriu, i cili nuk e ka promovuar një ndërmarrje.
FERMERËT, që duan të zbulojnë metoda për marketingun e produkteve të tyre, në mënyrë që fitimi neto të jetë shumë i madh. Edhe për ata, të cilët kanë toka pjellore, në fund të këtij mësimi hyrës ka një plan referues. Mijëra fermerë kanë “miniera ari” në tokat e tyre jopjellore, të cilat, ndonëse nuk janë të përshtatshme për kultivimin e bimëve, mund të përdoren për qëllime çlodhjeje dhe turistike, që mund t’u sjellin fitime të mëdha.
LIBRASHITËSIT, që kërkojnë plan praktik për të promovuar veten në pozicione me pagesa më të larta dhe më të mira. Kursi i “Ligjit të suksesit” është kursi më i mirë i shkruar ndonjëherë, për temën që i shërben marketingut personal.
SHTYPSHKRONJAT, që duan një punë më të madhe dhe një prodhim më efikas, si rezultat i bashkëveprimit më të mirë mes punëtorëve.
PUNËTORËT ME MËDITJE, që kanë ambicie për të shkuar në pozita më të larta, në punë që kanë përgjegjësi më të madhe dhe që paguhen me një pagesë më të lartë.
AVOKATËT, që duan ta zgjerojnë klientelën e tyre përmes punës dinjitoze, metodave etike, të cilat ia sjellin në vëmendje, në mënyrë të favorshme, shumicës së popullatës që ka nevojë për shërbime juridike.
DREJTUESIT E BIZNESEVE, të cilët duan ta zgjerojnë biznesin e tyre aktual, ose që duan të kursejnë, si rezultat i bashkëveprimit të mirë mes punëtorëve të tyre.
PRONARËT E LAVANDERIVE, të cilët dëshirojnë ta zgjerojnë biznesin e tyre, duke i mësuar drejtuesit si t’u shërbejnë më me efikasitet klientëve.
AGJENTËT E PËRGJITHSHËM TË SIGURIMEVE TË JETËS, që duan të zgjerojnë shitjet e tyre në organizata efikase më të mëdha shitëse.
PRONARËT E DYQANEVE ZINXHIR, të cilët duan një punë më të madhe në biznesin e tyre, si dhe rezultate efikase nga shitjet.
NJERËZIT E MARTUAR, që janë të suksesshëm, por të palumtur në jetën e tyre, për shkak të mungesës së harmonisë në familje. Për të gjithë përshkrimet e mëparshme, filozofia e “Ligjit të suksesit” ofron një ndihmë të mirë dhe të shpejtë.
Porositë ne email mimoza88@yahoo.com, ju dergojme menyren e pageses dhe ju postojm librin ne adresen tuaj!
コメント