Ka njerez ne kete planet, qe jane aq keq ne jeten e tyre dhe aq shume te papermbushur, saqe e vetmja menyre qe te ndiejne pak gezim eshte ti marrin te tjeret ne vorbullen e tyre, Pse ndodh kjo?
Kjo ndodh sepse ne jete je sfiduar aq shume, saqe s'ke marr mesim por vetem ke kundershtuar veten dhe jeten. Une kam qene ne nje vend jo te mire emocionalisht, si mund te kene qene ose jane shume njerez, por kane frike te tregojne ate qe kane perjetuar ose perjetojne sepse dikush do ti gjykoje.
Shume mbizoteron injoranca ne ditet e sotme ne shume njerez, saqe edhe kur ngre zerin per te treguar per veten dhe te kerkosh ndihme gjykohesh. Kete fenomen une e kam perjetuar vete, e kam hequr nen lekuren time me shume njerez, qe ne fillimet e mia thonin { jo mua drejteperdrejte por te afermeve te mi} : Me cfare meret Dori, mos eshte futur neper sekte fetare, etj etj... lloje lloje opinionesh te tyre.
Une besoje ne Zot, ne po ate Zot qe besojme te gjithe, ate qe na krijoje dhe na solli ketu per nje arsye, nuk besoje ne admirimin e sekteve, qe jane shpikur per ta coroditur njerezimin. Ka mbi 30.000 lloje feje dhe sekte por per mua skane asnje vlere, sepse e di se bije e cilit Zot jam.
Dikur ndjehesha jo komode sepse nuk kisha punuar aq sa duhej me veten dhe nuk isha ne gjendje, ti perthithja pa me bere pershtypje ato qe njerezit thonin per mua. Mu desh kohe qe te ecja mes "zjarrit" dhe sfidave, duke njohur njerez te ndryshem, qe erdhen ne jeten time per te me dhene mesazhet e tyre dhe per te me forcuar.
U be 2 vite qe jam duke punuar me trajnime per Vetezhvillim dhe Sukses dhe duke ofruar ndihmen tek shume njerez qe kane nevoje, njejte si une kam pasur dikur. 2 vite kane qene si 2 dekada me eksperienca dhe sfida te pafundme nga te gjitha anet, por kryesisht me njerezit te cilet i kam ndihmuar me shpirt sepse une keshtu jam rritur dhe edukuar qe e vogel, qe te bej mire pavarsisht gjithckaje, me pas kjo u perforcua nga Mimoza Taqi qe cdo dite na keshillon te bejme vetem mire dhe te ndihmojme njerezit qe kane nevoje.
Nuk eshte turp qe te vuash nga ankthi, stresi, depresioni sepse nuk jane semundje mendore sic i thone shumica e njerezve por "gabim" eshte te mos tregosh per veten dhe gjendjen tende sepse mungesa e informacionit kete sjell, keqinterpretimin e termave.
Sikur te lexohet nje biografi e shkurter e njerezve me te suksesshem ne histori, do behej dallimi me lehte.
Mua me kane share, me kane akuzuar, me kane thene shume fjale te paqena, por kjo eshte mire sepse cdo njeri identifikon veten se kush eshte. Sot nuk me ndikon me asnje gje sepse une e di mire kush kam qene dikur dhe kush jam tani. Padyshim qe "urrejtes" ka plote por jane vetem urrejtes se vetes dhe jetes se tyre.
Une ne rrugetimin tim do bej maximumin, qe ti ndihmoje sa me shume njerezit ashtu sic une jam trajnuar nga Akademia e Vetezhvillimit dhe Suksesit "Une Jam Fuqia". Kush do te rri ne vorbullen e mediokritetit le te rrije, kush do jete gati te lirohet nga urrejtja dhe jeta jo e mire do i tregohet rruga.
Faleminderit Zotit per cdo sfide qe me ka perballur, pasi vetem nga ato sfida mua me jane hapur syte. Kjo ishte nje pjese e asaj qe une kam perjetuar por ja kam dal sepse UNE JAM FUQIA.
Edhe ti mundesh pavarsisht gjithckaje dhe gjithkujt, qe mund te te hedhi gure ne rrugen tende qe te pengohesh. Mbaje mend dhe mua mu hodhen gure dhe u perpoqen te me mbillnin fara te keqija, por kur njeriu eshte i paster dhe i drejte e verbon ligesine e tjetrit.
Je e mrekullshme nje vajz e guximshme eqart ,te njejten biogrofi ekam pasur edhe un