Ngatërimi i profesionit sjell lloj lloj kombinimesh të frikshme dhe qesharake, psh duke parë se sa shumë para fitojnë këngëtarët të gjithë duan të bëhen këngëtar, por Zoti ju dha Zërin e bukur vetëm disave dhe jo të gjithë kanë zë për të kënduar ( talent), nëse unë do të doja të bëhem këngëtare jam e sigurtë se në koncertin e parë të gjithë do të më gjuanin me domate, sepse zëri im për të kënduar është shumë i shëmtuar.
Ose një rast tjetër një mjek i ri i cili ishte detyruar nga mami e tij mjeke te behet mjek sepse do te kete me shume para, kish krijuar gjithçka të mundëshme por jo nje mjek dinjitoz sepse ai per çdo pacient e thirte mamin e tij në celular dhe i tregonte simptomat qe ajo ti tregonte diagnozen dhe kuren. Pse sepse talenti i tij mund të ketë qenë të jetë një sharaxhi shuem i suksesshëm por jo mjek.
Por inati dhe lakmia e tepruar i bën njerëzit të largohen nga profesioni i tyre dhe te bëjnë diçka tjetër që nuk është e natyrshme për ata dhe ata duke mësuar shumë dhe duke imituar të tjerët dalin si rezultat nje kombinim i berberit me shkencëtarin dhe ne fund del nje rezulltat i cili te ben gjithcka pos vetes dhe talentit te dhuruar nga Zoti. Shartimi i molles ne patate , klonimi i derit ne lepurush ☺️ Gjeni talentin tuaj dhe qëndroni aty sepse aty e keni suksesin.☺️
Mimoza Thaqi
21, Maj, 2020
コメント