top of page
2023.PNG

Shkruan :Mirela Daci Hambari I am power ( Unë jam fuqia )

Shkruan :Mirela Daci Hambari


001 (2)

                                                      I am power ( Unë jam fuqia )

Udhëtoj për në Prishtinë.Jam pak e përgjumur.U zgjova herët që të arrij në kohë.Një shoqa ime po e vozit makinën. Ka ca punë të saja në Prishtinë.Nuk më pëlqen mënyra se si vozit,prandaj  vendos ti mbaj sytë mbyllur.Rripi i sigurimit më ka bërë një vijë të kuqe në qafë.Kthej kokën nga dritarja dhe me një sy mbyllur e një hapur ,shoh përtej xhamave. Janë përfaqësitë…,,Morgan,,Erikson,,Sony,, Tek Fatoni,,.Më vjen për të qeshur që midis emrave të atyre gjigandëve është futur edhe Fatoni.Pastaj firmat mbarojnë. Ka vetëm tokë. Më tutje në një tablo të vogël prej druri shkruhet:,,Shitet toka,,.Pastaj afër Prishtinës,një bilbord i bukur,,EMERALD Everything handled with a smile,,. Është hotel me pesë yje, më i bukuri në Prishtinë.Shoqa ime e ndjen që jam e zgjuar.,,Nuk e kuptoj pse po shkon në këto seminare dhe këto klube?!Çështë ky klub GIN, I am power?! Duken si klube ku njerëzit shikojnë filmat e Superman-it dhe Batman-it.Çkërkon të gjesh aty?! Fuqinë e Superman-it?!

,,Diçka aty afër,,-them unë.

,,Sinqerisht. Ti ke lexuar gjithë ato libra.Di nga pak edhe për jogën. Çfarë mendon të përfitosh?

,,Jo çdo gjë mund të fitosh nga librat. Disa gjëra duhet edhe ti përjetosh.Unë dua,dua … të bëhem si EMERALDI.

,,Hotel me pesë yje?!,,

,,Yes,yes,yes,,!

Shoqa ime hesht. Hesht edhe unë.Më zbret në qendër.E lëmë të takohemi në drekë që të hamë bashkë.Gjëja e parë që shoh është një pankartë ku reklamohet ,,Bira Peja,gjithmonë më e mira!.. E shikoj orën.07:45.Herët për të provuar birën Peja.I adhuroj gjërat më të mira.Kaloj nëpër qendër për të arritur tek hoteli ku mbahet seminari.Ka diell. Përshendes me dorë statujën e Zahir Pajazitit. E përshëndes edhe Presidentin Rugova përballë Zahirit.Futem në hotel.Takime me shoqe që i njoh nga Facebook.Pastaj Mimoza.Edhe Jojan.Kalojnë minuta. Pastaj minuta tjera.E ndjej që po buzëqesh. Pastaj e ndjej që prapë po buzëqesh.E çuditshme. Kam dy orë rresht që po buzëqesh.E pyes një çun afër si ka mundësi që po buzëqesh gjithë ditën?!,,Buzëqeshja është gjendja normale e njeriut –më thotë.Më kujtohet EMERALDI.Një nga arsyet pse vendosa të marr pjesë në seminar ishte se doja të takoj dikë që do të donte ta publikonte librin tim të parë.Unë kam një ëndërr.Dua që libri im të publikohet dhe të futet në çdo shtëpi shqiptare dhe në shumë shtëpi të botës.Kam edhe unë shumë gjëra për të thënë dhe për të dhënë.Edhe unë jam ngritur si feniksi nga gërmadhat e së shkuarës sime.Por momenti im A-ha nuk kishte fare të bënte me librin tim.Kishte të bënte me mua. Njeriut i duhet të jetë me të tjerët, për të njohur veten.Më bëri të dridhem ky mendim.Nuk e dija më parë.,,Të gjithë ne jemi një,, -tha Mimoza.E kisha dëgjuar plot herë me veshë këtë gjë,por vetëm sot e dëgjova me zemër.Buzëqesha prapë. Sikur nuk mund të bëja tjetër gjë pos të buzëqesh.Në një moment Jojan më tha se po vibroj shumë mirë.U përpoqa të kujtoj fizikën e shkollës së mesme për të kuptuar saktësisht çfarë më tha.Shpresoj se me gjithë dashurinë që ndjeja në shpirt për të gjithë dhe gjithëçka ,nuk kam përçuar edhe erën e djersës sime .Jam e veshur shume trashë sot.Por në një moment të një meditimi të thellë ,kur trupi filloi të dridhet pa kontrolin tim e ndjeva energjinë,frekuencën, vibracionin dhe i kisha më të qarta se dikur në orët e gjata të fizikës.Përpara syve më kaloi gjithë jeta ime .Ndalova në një moment të jetës sime ,pikërisht para 16 viteve.Momenti i ,,my first broken heart,,.Isha e dashuruar dhe e lumtur.Dhe kur po mendoja se çdo gjë po shkonte më mirë sesa e kisha menduar,ai u fejua me një vajzë tjetër.Me një vajzë shumë të pasur.E mora vesh në fund.Nuk më quajti të denjë as të ma thoshte.Thjesht u fejua dhe nuk më foli më asnjëherë.Që nga ajo ditë unë pa vetëdije sikur po mundohesha të bindja veten se unë vleja shumë më shumë se paratë e saj.Pastaj edhe shumë histori të tjera të ngjajshme.Sikur dashuria dhe paratë luftonin në jetën time. Ose mund të zgjedhja dashurinë ose paratë.Unë zgjedh dashurinë dhe kur i fus duart në xhepa…Ky ishte realiteti që unë e kisha krijuar. Ligji i Tërheqjes funksionon,pavarësisht nëse mua më pëlqente apo jo. E  kisha të vizatuar edhe në fletore ,por nuk e kuptoja dot.Kam një fletore e cila në kopertinë ka të vizatuara plot banknota eurosh 500.Një ditë kur i ra drita e diellit fletores pashë që tek banknota e euros është vizatuar një zemër.Nuk është e vizatuar me laps. Duket sikur dikush e ka marë fletoren time dhe e ka vëne në fund të fletës ku ka vizatuar me stilolaps diçka në një fletë tepër të hollë dhe gjurmët e një zemre kanë mbetur tek fletorja ime .Ka gati një vit që lexoj libra si të fitoj para dhe unë spo e gjeja se çfarë nuk shkonte tek unë.E fus dorën në çantë dhe marr një stilolaps.E kthej prapë. Është i zi. Unë dua të kaltërt mbretërore. E gjej një të kaltërt dhe shkruaj…

Pyetje:,,Çfarë duhet të bëj tani?,,  ….OK –Më duhet një rrugë e re nervore. E tha para pak çastesh Jojani këtë. Si?  OK- e tha edhe këtë.Emotional Freedom Tecnique.

Bindja ime e re:Unë i dua paratë.E dua edhe dashurinë.Është gjëja më e natyrëshme ti kesh të dyja. Ato janë hyjnore,si paratë ,si dashuria.Ato janë në harmoni perfekte në jetën time dhe më bëjnë të përjetoj në çdo çast magjinë e jetës. So Be It! So let it be done! It is so!Nuk jam e sigurtë nëse i kam bërë ashtu siç duhet të gjitha hapat.Por si do që të jetë unë e ndjeva se do të krijoj realitetin tim të ri dhe u ndjeva  krenare për veten time.Po të ketë dicka , aty është Mimoza, edhe Jojan,edhe Mërgimi ,edhe të tjerët.Edhe një vajzë e mrekullueshme me emrin Xhuli.

Dal me ngut nga salla e seminarit.Shoqja ime më ka telefonuar disa herë po unë nuk e kam dëgjuar.Ndaloj tek dyqani afër për të blerë ujë për rrugës.Jam duke pritur rradhë. Para meje është një burë dhe një vajzë.Për një moment vajza shembet për tokë.Ja zgjas dorën ta ndihmoj dhe ja jap ujin që e kam në dorë.,,Jo ,jam mirë –thotë.Nxitoj të dal nga dyqani. Ka filluar të bjerë ngapak shi,por prapë bën ngrohtë.Më pëlqen edhe shiu,edhe gjithëçka.Gjithëçka pranoj me buzëqeshje si EMERALDI.Kaloj pranë një gruaje që mban në dorë një çadër rozë.Për një moment çadri i kthehet mprapsht.Është tepër e çuditur.,,Çfarë ndodhi?-e impyes e buzëqeshur.,,Nuk e di,nuk fryn fare erë.Duket si një magji.,,Buzëqesh.Çdo gjë është magji.Ne vetëm duhet të mësojmë ta shohim.Më tutje ka një gropë të mbushur me ujë nga shiu.I fus dhe i përplas këmbët e lumtur, njësoj siç bëja kur isha vajzë e vogël. Jam përsëri fëmijë. E kuptoj se kam filluar të këndoj.Çfarë pë këndoj?! Ah,po ,,Supergirl,, nga Reamon. Lejohet. Kërcej hopa në gropë dhe këndoj me zë:

Then she’d say:  It’s OK,I got lost on my way

But I’m a supergirl,and supergirls don’t cry

Then she’d say: It’s all right,I got home late last night

But I’m a supergirl,and supergirls just fly….

Mirela Daci Hambari anetare ne Iam-Power

13 views0 comments

Recent Posts

See All
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page