top of page
2023.PNG

Si Dorjana Taci filloi biznesin e saj, dhe arriti të shes produktet në Gjermani?


Une jam Dorjana Taci

Me poshte do te rrefej eksperiencen time ne I AM POWER, eksperience qe ndryshoi jeten time rrenjesisht.

I jam falenderuese Mimozes dhe Avniut, qe kane punuar per kete platforme  dhe vazhdojne te punojne ende, per te nxjerre njerez te sukseshem dhe duke gezuar sukseset e tyre bashke me ta. Faleminderit!

Te rrefeja per veten time, s’e kisha menduar ndonjehere. Me eshte dukur e turpshme, me eshte dukur sikur edhe sendet edhe kafshet e gjithcka tjeter do te me gjykonte. Mbi te gjitha, i trembesha faktit se do te me gjykonin njerezit.

Une arrita ta mposhtja ate frike, ate frike te madhe dhe ta kapja prej briresh dhe ta flakja tej. Por, si? - do te pyesni ju. Ah, prit se kam ende…

Une jam krenare per ate qe isha, sepse ajo me beri te jem kjo qe jam sot…

Une isha e deshperuar, une ndihesha e pashprese, une ndihesha e pavlere, une punoja ne pune te ndryshme dhe pa kuptuar, cdo dite vrisja endrrat, forcen dhe madheshtine qe perpiqej te dilte ne siperfaqe, derisa nje dite cdo gje shperthehu dhe une u gjenda shume poshte, u gjenda e rrenuar psikologjikisht dhe financiarisht. U gjenda totalisht ne zero.

Pa kuptuar se c’po ndodhte me mua, u friksova shume, sepse ishte nje gjendje qe kurre me pare s’e kisha ndier.

Ah Zot! Faleminderit qe ma dhe ate shuplake, sepse aty ishte pikerisht momenti ku une duhej te veproja dhe te vendosja per VETEN time.

Gjithmone kam pasur nje parim ne jete dhe e kam ende si shoqerues, se cdo gje, ndodh per nje arsye. Mireprite ate.

Dhe ja ku erdhi dita ku cdo gje u be e mundur sipas planit te Zotit dhe parimi im u faktua.

Une kisha bere perpjekje te vazhdueshme here pas here, duke kerkuar histori motivuese  dhe lloj-lloj imformacionesh ne Internet, por perseri asgje s’me jepte asnje shenje dhe perseri gjendesha si peshku qe noton ne toke te thate…


Ndonjehere, ne nuk e pranojme dot qe te kerkojme ndihme per ate qe na mundon dhe mendojme qe ska zgjidhje. Pranojme te rrijme te zhytur ne trazira shpirterore, fizike dhe mendore.

Nje dite une vendosa. Vendosa t’i thoja vehtes: “Ti duhet te vazhdosh te ecesh. Ngrije koken dhe mos u dorezo! Ti ke qene e forte dhe vazhdo te qendrosh e tille!”

Madje, po ate dite, jam treguar pak e ashper me vehten, duke i thene: “Ose vdis, ose jeto!”

Te paren, s’e doja kurrsesi dhe menjehere perqafova te dyten.


Nje dite te bukur,  nepermjet heroines sime, Burbuqe Raufit, (zgjedh ta quaj keshtu, sepse per mua, e tille eshte), u njoha me Mentoren time, Mimozen dhe platformen e saj, ku kjo e fundit, kishte punuar per vite me radhe.


Une  nuk shikoja asnje situate si rastesi e fatit, pasi, ne platformen “I AM POWER”, mesova nje thenie qe e mbaj me vete: “Kur nxenesi eshte gati, mesuesi shfaqet”.


Une i doja ato informacione, sa vet Jeta. Ja pra, tani do te jap pergjigjen e pyetjes qe bera ne fillim te shkrimit, se si une e largova friken nga kritika dhe shume te tjera. I jam mirenjohese platformes “I AM POWER” per gjithcka, pasi jeta ime po fillonte te merrte ngjyra qe ne hapat e para dhe ishte nje gje qe vihej re ne shume aspekte. Ne nje kohe fare te shkurter, duke degjuar audiot dhe mesimet e platformes, une dhe bashkeshorti im, arritem te krijonim nje studio te vogel pikture, ku do te punonim nje pune qe kishim per te bere. Puna jone vazhdonte…


Dy muaj pas regjistrimit ne “I AM POWER”, ne shkuam ne Gjermani per te dorezuar nje punim pikture per nje mikun tone gjerman.


Shkuam me leke te marra borxh, pasi nuk kishim mjaftueshem per ate udhetim. Kur shkuam atje, ne arritem te merrnim pune qe kapte nje vlere te jashtezakonshme per ne dhe i jemi shume mirenjohes Mimozes, qe ka punuar dhe ofron mesimet e duhura per ne. Por, nuk mbaron ketu…

Sapo u kthyem ne Shqiperi, duke punuar me audio, libra dhe cdo material tjeter qe permbante platforma, projektuam nje studio te madhe, sic ne e deshironim dhe aty puna vazhdon per mrekulli. Ne i jemi mirenjohes pafund, Mimozes dhe Avniut per kete pune qe kane bere. Te shperndajne, jo fjale, theksoj, jo fjale, por esencen qe i duhet cdo personi, per te qene i suksesshem. ESENCEN QE I DUHET CDO PERSONI PER TE QENE I SUKSESSHEM.

Me “I AM POWER”, tashme, une kam lidhur mendjen dhe zemren dhe cdo gje e shoh si sukses te radhes, pasi, ne “I AM POWER”, cdo dite, sukseset rriten,  shtohen dhe lulezojne ne jeten time.

FALEMINDERIT, ZOT!

FALEMINDERIT, MIMOZA!

FALEMINDERIT, AVNI!

FALEMINDERIT, “I AM POWER”!

JU DUAME SHUME.


ps: Doriana e beri këtë Video Për ju, Dëgjoni historinë e bukur të Dorjanës <3


166 views4 comments

Recent Posts

See All
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page